Kryemadhi: LSI i kall datën kryeministrit. Aq herë sa më përmendi Rama sot, nuk më ka thënë Meta “të dua”!

477
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar për deklaratat e kreut të qeverisë sot në Asamblenë e Partisë Socialiste. “Frika nga LSI dhe të rinjtë i ka kallur datën Ramën. Gjithë fjalimi i tij sot ishte kundër LSI. Aq herë sa më përmendi Rama sot, nuk më ka thënë Meta “të dua”,- tha kryetarja e LSI.

Në një deklaratë për mediat, Krymadhi deklaroi se largimi i LSI nga koalicioni me PS në vitin 2017 ishte vendimi më mirë që ka marrë kjo forcë politike.

“Mos pranimi i LSI për vijimin e mandatit me Ramën është një nga vendimet më të mira që LSI ka marrë ndonjëherë. Kjo ndahu njëherë e mirë zullumin dhe llumin që ka futur Edi Rama në politik”,- tha Kryemadhi.

Lidhur me kritikat për dekorimin e heronjve, Kryemadhi i shpreh se kryeministri rrethohet nga njerëz injorantë që nuk dinë të dallojnë dekorimin nga nderimi. “Mes duket kryeministri ka vendosur të na lërë pa histori dhe pa memorie kombëtare”,- deklaroi Kryemadhi.

(Lajmi në përditësim)

VIDEO/Deklarata për mediat e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi