Basha: Policia me urdhër të Ramës rrëmbeu qytetarët e Kukësit

518
Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një deklaratë për shtyp dje ka shprehur mbështetjen e tij për të arrestuarit e protestës së Kukësit kundër tarifave të Rrugës së Kombit. Ai gjithashtu i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të tërhiqet nga “hetimi i tij politik dhe të lirojë njerëzit e pafajshëm”. “Veprimet e prokurorisë dhe të policisë janë të urdhëruara politikisht nga Edi Rama. Arrestimet nuk janë bërë për drejtësi, por për t’u hakmarrë, për të frikësuar dhe shantazhuar popullsinë e Kukësit dhe të Kosovës. Dënoj ashpër poshtërimin publik, fyerjet dhe përçmimin që Edi Rama po u bën qytetarëve të Kukësit dhe të Kosovës të cilët protestojnë kundër grabitjes së dyfishtë që u bëhet dhe për të drejtat e tyre. Policia dhe prokuroria janë të dorëzuara para trafikantëve të drogës dhe krimit të organizuar por po keqpërdoren kundër qytetarëve që protestojnë kundër një tarife korruptive që i grabit, varfëron dhe i izolon për të pasuruar Edi Ramën dhe bandën e tij. Tarifa e Rrugës së Kombit ka vetëm një qëllim: të grabisë qytetarët për të pasuruar Edi Ramën, i cili shpërdoron dhe vjedh 200 milionë euro taksë qarkullimi çdo vit për mirëmbajtjen. Edi Rama duhet të japë llogari se pse i shpërdoron dhe nuk i përdor këto fonde për mirëmbajtjen e rrugëve. Arrestimet e kryera në mes të natës kanë një qëllim ushtrimin e terrorit kundër qytetarëve të Kukësit, që ata të mos ngrenë zërin kundër bandës që i grabit çdo ditë. Pa paraqitur urdhër arresti, qytetarët anë sjellë në Tiranë. Ne, nuk do të tërhiqemi deri sa të gjithë ata që urdhëruan dhunën ndaj qytetarëve të dalin para përgjegjësisë. i bëj thirrje prokurores së përgjithshme që të ndalë së vepruari si hetuesi politike e Edi Ramës. Habilajt e Balilajt duhet të jenë fokusi i saj. Qytetarët e Kukësit s’duhen të tërhiqen nga të drejtat e tyre legjitime. Ju luftoni për mbijetesën tuaj, e drejta është në anën tuaj. Edi Rama me veglat e tij janë qenie qesharake para asaj që kuksianët kanë duruar e triumfuar. E gjithë Shqipëria është me ju, nga Prishtina në Sarandë,” tha Basha.
Sigal