Basha për Ramën: Gënjeu shqiptarët, rriti çmimin e energjisë. Duhet të largohet (VIDEO)

45
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama, këtë herë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Përmes një postimi në facebook, Basha thekson se Rama gënjen pasi sipas tij ai e ka rritur çmimin e energjisë, ndonëse ka premtuar ulje. Për këtë, kreu i qeverisë thotë Basha, duhet të largohet nga pushteti.

”Premtoi se do ta ulte çmimin e energjisë për familjarët. Rama gënjeu, ai vetëm i rriti faturat e energjisë për familjet shqiptare! Rama është dështim. Ai duhet të largohet”, shkruan Basha.