Basha-Paganos: Reformat e Ramës bombë me sahat për ekonominë

472
TIRANE – Shqetësimin se kriza ekonomike në vend po vazhdon të rritet gjithmonë e më shumë lideri i opozitës Lulëzim Basha e ka ndarë edhe me Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë, Patrizio Pagano të cilin e priti ditën e sotme në një takim. 
Basha diskutoi me Paganon për situatën e vështirë në të cilën ndodhen sipas tij shqiptarët për shkak të masave të gabuara që po ndërmerr qeveria Rama-Meta duke theksuar se papunësia është në rritje, varfëria po thellohet dhe të gjithë parametrat ekonomikë janë në rënie.
“Rritja e taksave, çmimeve dhe karburanteve nga njëra anë dhe rënia e të ardhurave të shqiptarëve nga ana tjetër janë shkaqet kryesore të varfërisë dhe dobësimit të ekonomisë Shqiptare. Treguesit në rënie të mbledhjes së të ardhurave, edhe pse taksat janë rritur, dëshmojnë për evazion, rritje të informalitetit dhe korrupsionit”, u shpreh Basha. 
Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se aktet e qeverisë janë bombë me sahat për ekonominë, pasi sipas tij nuk janë reforma të mirëstudiuara dhe eficente, por masa afatshkurtra që kanë dhënë efekte negative, si në rastin e skemës së pensioneve.
Janë disa fusha ku qeveria ka dështuar që sipas Bashës kanë sjellë këtë situatë në Shqipëri, si shëndetësia e arsimi e bllokimi i planeve urbane. 
Sigal