Basha: Opozita do të bëjë gjithçka për të përmbushur rekomandimet e OSBE-ODHIR

378
Knut FLECKENSTEIN in plenary session week 50 2016 in Strasbourg
Sigal

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se i qëndron propozimit të bërë në janar për ndryshimin e sistemit, gjë e cila refuzohet vazhdimisht nga mazhoraca.

Basha tha se, në atë tryezë opozita do të bëjë gjithçka për të përmbushur rekomandimet e OSBE-ODHIR, për t’i garantuar shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Dje ka ndodhur diçka tronditëse që ka kaluar pa komente në Kuvend. Ai ka thënë se është gati ta ndërtojë teatrin ashtu si është. Prandaj lufta paska qenë për të marrë truallin. Ai ka shkatërruar vendin, ekonominë, turizmin, fermerët dhe artin. Teatri është vetëm një episod i asaj që do të vazhdojë nëse ne nuk bëhemi bashkë për t’i dhënë fundin e merituar.

Rama ia ka zënë kokën me derë por e gjithë kjo që një ditë do ndëshkohet kishte dhe një axhendë politike për të hedhur në erë Reformën Zgjedhore sepse do vazhdojë ta bëjë me çunat problematik. Ai nuk do që integrimi të ecë përpara, sepse në rajon kryeministra në detyrë kanë përfunduar në burg për shkelje të ligjit.

Jemi ulur në tryezën e Reformës Zgjedhore. Kemi thënë se kjo tryezë t’i japë garancinë shqiptarëve për të shkuar në zgjedhje. Ne duam ndryshim sistemi, Edi Rama nuk do. E kam bërë publike që unë jam për një senat me dy dhoma.

Por kjo nuk është kjo beteja sot. Ky është një njeri që nuk e ka problemin te sistemin por te vjedhja e zgjedhjeve. Ne do bëjmë gjithçka për të përmbushur rekomandimet e OSBE-ODHIR. Ne kemi nisur punën për të mobilizuar bashkimin më të madh kombëtar për të krijuar një sistem. Nëse ka zgjedhje të lira dhe të ndershme ne fitojmë në zgjedhje. Ne nuk kemi arsye t’i mohojmë forca politike të bëjnë koalicion. Ky vend ka mundësitë të mbështetëse një ekonomi të shëndetshme.

Gjiknuri është gati për ‘ymerlalizimin’ e zgjedhjeve, por do ta ketë të vështirë. Kjo është vlera e asaj që ndodhi ditën e dielë sepse edhe të majtët janë zgjuar”, tha Basha.