Basha: Nuk e përjashtojmë si mundësi referendumin për Teatrin Kombëtar

333
Sigal

Kryetari i PD Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga gazetarja Nisida Tufa në “News 24” deklaroi se PD nuk përjashton as mundësinë e referendumit për Teatrin Kombëtar.

Basha u shpreh se për referendumin kanë biseduar edhe me aleatët.
“Nuk përjashtojmë as referendumin për Teatrin. Kemi diskutuar me aleatët dhe mbetet si alternativë edhe referendum. Këtu ka rënë gjithcka, kemi një parlament antikushtetues.

Ne kemi anëtar që janë në mënyrë antikushtetuese. Sot jemi në një regjim. Soc po vazhdon kjo qeveri, kriza do të jetë e papërballueshme. Po marr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë mbështetur qytetarët më mirë sesa Shqipëria.

Edi Rama i ka dërguar paratë e shqiptarëve tek PPP, Rilindja Urbane etj. Edhe ata shkatërrohen nga shiu, sepse nuk mund të rrijë njeriu pa bukë dhe të shikojë sa e bukur është dicka e caktuar. Rama con pasurinë e shqiptarëve tek pak persona. Paratë duhet t’ua dërgonte qytetarëve, se ka shkuar aty ku nuk mban më. Shumë biznese po falimentojnë nga politikat e kësaj qeverie”, tha Basha.