Basha nga selia e PD: Mesazhi është i qartë, koha për zgjidhje

476
“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Kështu e nisi fjalimin e tij përmbyllës nga selia blu kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Sigal

Sipas tij, mesazhi i sotëm i qytetarëve ishte i qartë për ndërkombëtarët dhe kryeministrin Edi Rama: largimi i Ramës, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

“E kemi nisur bashkimin tonë më 16 shkurt për të kulmuar sot në pjesëmarrjen më masive në 29 vite. Çdo ditë e më shumë protestat tona bëhen më të mëdha, çdo ditë e më shumë bashkimi i shqiptarëve bëhet më i vendosur,. Mesazhi i sotëm është i qartë dhe i prerë për miqtë ndërkombëtarë dhe armiqtë e demokracisë në vend se, ne jemi gati të sakrifikojmë gjithçka për votën e lirë, se jemi popull i Europës dhe nuk do të pranojmë despotizmin e një grupi kriminal që kanë marrë peng vendin dhe kanë bllokuar rrugëtimin drejt Europës. Sot japim këtë mesazh të qartë. Europa e dëgjoi fjalën tonë dhe është koha për zgjidhje: largimi i Ramës, qeveri transitore dhe zgjedhje të lira e të ndershme si rruga e vetme për të hapur rrugët e Europës”., deklaroi Basha