Basha: Nëse nuk hetohet afera CEZ, nuk ka stabilitet në vend

438
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në një dalje për mediat se nuk do të ketë qetësi në parlament dhe stabilitet në vend nëse nuk hetohen 600 milionë eurot që sipas tij Rama dhe Meta ia kanë marrë shqiptarëve.
Basha tha se PD-ja është e angazhuar për të zbardhur skemën mafioze dhe do të denoncojë çdo ditë këtë aferë korruptive.
“Ju garantoj se nga kjo foltore, PD-ja do vazhdojë denoncimin dhe do mbajë përgjegjës këta zullumqarë. Hetimi i CEZ është gur themeli për stabilitetin e vendit. Cdo ditë kalon pa transparencë dhe pa vënë para drejtësisë përgjegjësit. Nuk mundet Edi Rama të qeverisë kur e ka plaçkitur vendin me 6oo milionë euro. Zvarritja e qëllimshme është thellim i kësaj vjedhje. Transparenca po zvarritet nga Rama dhe Meta. Këta e ndaluan me lgij hetimin e aferës CEZ,ndaluan ndjekjen e fajtorëve, tha lideri I opozitës.
Sipas Bashës , Rama bën estradë me arritjet e OSHEE, por nuk thotë asgjë për 600 milionët që u grabitën, ndërkohë që përmend disa emra të cilët sipas tij kanë përfituar miliona lekë nga tenderimet.
“Cfarë bënë me paratë që mblodhën me dhunë e padrejtësi, I morën jetën, kryefamiljarëve që nuk përballuan dot arbitraritetin e OSHEE. 5 miliardë lekë ia japin ndërtuesit të Ramës dhe ai ka dy javë që e mbron dhe pse opozita e denoncoi që tenderi ishte i paracakuar. 859 milionë lekë ia dhënë Safet Gjicit, kandidatit për Bashkinë e kamzës. 340 milionë ia dhanë Pjerin Ndreut, million ka marrë kompania e ministrit Ilir Beqaj.970 milionë ka marrë Sadri Abazi. Kjo është vetëm maja e ajzbergut”, deklaroi Kreu i PD-së.
Por pavarësisht se kryeministri Rama nuk pranon hetimin ndërkombëtar për aferën e CEZ, Basha tha se nuk do të ketë qetësi në parlament dhe stabilitet në vend derisa hetimi të kryhet.
Sigal