Bylykbashi: Rama po përpiqet të paraqesë si konsensual emrin e tij për President

64
Sigal

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi u shpreh në një emision se Edi Rama po përpiqet të paraqesë zgjedhjen e tij për Presidentin si konsensual.

Bylykbashi tha se pavarësisht se emri që do të paraqitet mund të marrë edhe votat e disa deputetëve të opozitës, ai sërisht nuk do të jetë konsensual, pasi do të caktohet nga Edi Rama.

Bylykbashi tha se një marrëveshje mund të arrihet edhe në raundin e 4-rt, dhe pavarësisht se në këtë raund mund të mjaftojnë 71 vota, kandidatura mund të jetë konsensuale dhe të marrë edhe mbështetjen e opozitës.

Ai tha se Presidenti i republikës, për aq pushtet sa ka, do të kontrollohet nga Edi Rama. “Thjesht Rama do të shtojë te koleksioni i tij kontrollin mbi pushtetet, ose do të vendosë një njeri pa ngjyrë, ose dikë që do të flasë si Kryeministri”, tha ai.