Basha në Fier: Subashi përfaqëson oligarkinë, Alibeaj, njeriu i punës

444
Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet mbylli te marten mbasdite fushatën elektorale për zgjedhjet vendore në qarkun e Fierit me një miting te oragnizuar ne qender te qytetit.
Në këtë aktivitet merrte pjesë lideri i opozitës, Lulzim Basha, kreu i PR-së, Fatmir Mediu si dhe deputetë te qarkut.
Kreu i PD-së, Basha, akuzoi mazhorancën se nuk ka mbajtur premtimet e saj dhe u vuri lakun në fyt fierakëve dhe gjithë popullit dhe tashmë nuk mund t’i shohin në sy qytetarët. Basha tha se, “kandidati i majtë për Fierin, Armando Subashi, përfaqëson oligarkinë dhe nuk është në garë për të përfaqësuar fierakët, ndërsa Aliabeaj është njeriu i punës, dinjitetit e ndershmërisë”.
Premtuan 300 mijë vende pune, vijoi Basha, por nuk hapën asnjë vend pune, por mbyllën me mijëra, me taksa të larta, me gjoba.
Më tej Basha ka ftuar fierakët të votojnë kandidatët e APPD-së, pavarësisht bindjeve politike, pasi vetëm ata kanë një platformë për uljen e taksave. “Vëllezër dhe motra ju ftoj mos shikoni flamujt partiakë, mos shikoni papagajtë e demagogjisë. Vetëm kandidatët tanë kanë një platformë për uljen e taksave. Vetëm kandidatët tanë s’kanë padron tjetër veç qytetarëve të Fierit. Me votën tuaj do t’i ulim taksat, do ta ulim çmimin e energjisë dhe do të falim kamatëvonesat”, përfundoi Basha
Sigal