Basha me banorët e lagjes 18 në Durrës: Duhet veprim i shpejtë! Çdo ditë që kalon e rëndon traumën tek qytetarët

396
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme banorët e lagjes nr 18 në Durrës, ku ka kërkuar edhe njëherë nga qeveria Rama shpejtësi në veprime pasi çdo ditë që po kalon e rëndon traumën te qytetarët.

‘Kanë kaluar 11 ditë nga tërmeti dhe ende nuk ka nisuar puna për rikonstruksionin e objekteve të dëmtuara që janë të riparueshme. Në lagjen 18 në Durrës disa banorë më treguan se edhe pse pallati i tyre nuk ka dëmtime në strukturë, ata nuk mund të kthehen në banesat e tyre pasi dëmtimet e mureve, paraqesin rrezik për ta.

Njerëzit ankohen se nuk është interesuar askush për nevojat e tyre dhe se ata vazhdojnë të kërkojnë çdo ditë strehë për të kaluar natën. Disa prej tyre thonë se janë përzënë nga çadrat tek stadiumi dhe janë lënë rrugëve me fëmijë të vegjël.

Duhet të nisë puna pa humbur kohë për rikonstruksionin e banesave në mënyrë që banoret ti rikthehen jetës normale. Duhen alokuar fonde pa humbur kohë. Nuk mund të lihen qytetarët në fatin e ndihmave, ndërsa paratë e taksave të tyre shkojnë tek 10 oligarkë.-tha Rama.