Basha: Më 20 shkurt e rrëzuam bustin. Sot bijtë e tyre e kanë kthyer demokracinë në pazar

499
Nga “çadra e lirisë” Partia Demokratike ka përkujtuar 20 shkurtin 1991, ditën kur u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha.

Duke folur përpara protestuesve Basha u shpreh se sot bijtë e atyre që u larguan në 1991, e kanë kthyer demokracinë në një pazar.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:
Studentët e dhjetorit dhe intelektualët ia dolën t’ia shkëpusnin me forcën dhe vendosmërinë e bashkimit, të drejtën e pluralizmit. Por për dy muaj kjo e drejtë mbeti nën hijen e shtatores së diktatorit që vazhdonte nëpër Shqipëri të qëndronte sikur nuk kishte ndodhur asgjë. I kam përjetuara to ngjarje si 17-vjeçar.

Së bashku me Arben Imamin dhe drejtues të tjerë, takuam student të Kamzës dhe nisëm një rrugëtim për në Universitetin e Akademisë ku vendosën të futen në një grevë urie për largimin e emrit të diktatorit nga universitetet dhe të shtatores ku qëndronte. Partia Demokratike I frymëzoi këto protesta por qe 20 shkurti që I vuri vulën dhe I tha diktaturës se nuk do të pranojmë pluralizëm pas kësaj me shtatoren në këmbë.

Regjimi u mundua atë ditë bënte lëvizje propagandiste që të zbuste vullnetin e qytetarëve, duke sakrifikuar ndonjë kokë turku që shqiptarët të topiteshin, por nuk ia dolën se shqiptarët ishin të vendosur për Shqipërinë si gjithë Evropa, liri – demokraci.

Sot ja tek jemi përsëri në Bulevardin Dëshmorët e Kombit që është kthyer ën sheshin e lirisë.

Sot si para 26 vetëm bijtë e etërve e kanë kthyer demokracinë në demokracinë Pazar, e kanë kthyer në demokraci-fasadë ku shumica e shqiptarëve dhunohen.

Demokracia Pazar është ajo ku prapa saj ndodhet një pakicë që ka guximin t’i thotë shumicës mos protestoni, heshti,. Demokracia Pazar është më e keqja e të gjithave. Ku ka demokraci Pazar ka ekonomi Pazar, ku shqiptarët ngarkohen me taksa të larta sepse një grusht njerëzish disponojnë gjithë pasuritë e njerëzve dhe buxhetin e shtetit.
Sigal