Basha: Koha e Ramës ka marrë fund, Elbasani do i kthehet qytetarëve

264
Lulzim Basha në Elbasan
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike në një deklaratë për mediat nga qyteti i Elbasanit është shprehur se dita e ndryshimit po vjen dhe ajo është 25 prilli.

Basha i ka bërë thirrje Ramës që të heqë dorë nga dhuna dhe nga kriminelët me të cilët ai shoqërohet, pasi në çdo vend e pret fuqia e qytetarëve.

“Është për të ardhur keq që dhe në javët e fundit të tij ka provokuar qytetarët e këtij qyteti. Koha e Ramës ka marrë fund nuk do na trembe ne jemi të vendosur për të sjellë ndryshimin. Qyteti me 25 prill do i kthehet njerëzve puntore të Elbasanit, kudo që të Shkosh Edi Rama do të shikosh fuqinë e njerëzve, hiq dorë nga kriminelet me të cilët ke qeverisur. 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit, siç është dhe kjo ditë. Ndryshimi po vjen”, ka thënë Basha.