Basha jep tre pikat për kandidatët e PD “Asnjëri s’do ketë rekorde kriminale”

439
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes rrjetit social “Facebook” ka renditur 3 pika të cilët kandidatët e PD për Bashkitë e vendit do të duihet të plotësojnë.
E para që rëndit Basha është mospasja e rekordeve kriminale, ndërsa si pikë të dytë ai vlerësoi që të mos rrisë asnjë taksë për katër vitet e ardhshme por t’i ulë në maksimumin që i jep ligji. Si pikë të tretë Basha thekson gatishmërinë e kandidatëve për të ndihmuar qytetarët.
“Asnjë kandidat i Partisë Demokratike dhe aleatëve nuk do të konfirmohet pa nënshkruar kontratën me 3 pika me qytetarët. 1-Të mos ketë rekorde kriminale; 2- Nuk do të rrisë asnjë asnjë takse për katër vitet e ardhshme por ti ulë në maksimumin që i jep ligji; 3 – Të zotohet se dera e tij ose e saj do të jetë e hapur 24 orë për qytetarët, hallet dhe problemet e tyre.”- shkruan Basha në rrjetin social “Facebook”.
Sigal