Basha i kujton Ramës klanet dhe familjet mafioze: Je në rreth të kuq, ambasadori Lu…

550
Kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi fort kryeministrin Edi Rama se karrigia e tij lidhet drejtpërdrejt me krimin dhe se duhet të largohet ai që të ikë edhe krimi.
Duke i kujtuar deklaratat e ambasadorin Lu, për klanet dhe familjet mafioze, ai i tha Ramës se ndërkombëtarët e kanë vënë tashmë në rreth të kuq.
“20 familje kriminale dhe4 klane mafioze, kam një vërejtje për ambasadorin Lu se e hapi gojën pas zgjedhjeve, por më mirë vonë se sa kurrë. Ti nuk je zgjidhja, por t’i je problemi. Partnerët i kanë dëgjuar kritikat e mija, flisnin për fara, zogj e peshq, por vetëm drogën se shikonin. Komuniteti ndërkombëtar të ka në rreth të kuq”,- tha Basha.
Sigal