Basha flet pas zgjedhjes së kryeprokurores: Ky është puç kushtetues

515
Pas zgjedhje dhe betimit të kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se ky ishte një puç kushtetues i Edi Ramës.
Duke folur për gazetarët pas përfundimit të seancës parlamentare, kreu i PD falënderoi edhe qytetarët për reagimin e tyre kur shkelet Drejtësia.
Sipas tij, kriminelët morën peng drejtësinë dhe prokurorin për të fshehur krimet e tyre.
“ Ky është reagimi i qytetarëve kur shkelet Kushtetuta, kur shkelet Drejtësia, kur kriminelët marrin peng prokurorët për të fshehur krimet e tyre.
Puç kushtetutës, Rama shkeli Kushtetutën për të mbrojtur Tahirin, Dakon dhe veten e tij. Sot i treguam të gjithë shqiptarëve që nuk do bëhemi fasadë e autokracisë,” tha Basha.
Sigal