Basha: Ekonomia është e dobët kjo pika ku të gjithë bashkohemi

434
Sigal

TIRANE – “Ekonomia shqiptare është e dobët dhe kjo është pika ku të gjithë shqiptarët bashkohen.” Kështu deklaroi sot Kreu i Partisë Demokratikë Lulzim Basha, në një tryezë të organizuar nga opozita lidhur me situatën ekonomike në vend, pas 300 ditëve të para të mazhorancës së majtë. Sipas Kreut të PD, parametrat ekonomikë janë në përkeqësim dhe kjo tregohet sipas tij nga fakte të pakundërshtueshme të vetë të dhënave zyrtare të qeverisë. Basha theskoi se detyra e opozitës është pasqyrimi i së vërtetës me fakte dhe pikërisht siç theksoi vetë ai, është motivi i organizimit të kësaj tryeze. “Nëse ka një konsensus unanim në Shqipëri, një konsensus që buron nga përgjigja i majtë apo i djthatë, i kamur apo i vobektë, nëse pyetet për gjendjen e ekonomisë, konsensusi është që ekonomia shqiptare është e dobët dhe parametrat janë në përkeqësim dhe situate nuk është dhe nuk le vend për optimizëm. Parametrat janë në përkeqësim dhe se situata nuk lë vend për optimizëm. Arsyeja e kësaj tryeze opozitare, dhe bojkoti i parlamentit për dhunën kriminale akoma të padënuar ndaj opozitës, bëjnë që ne të bëjmë detyrën tonë si opozitë me fakte dhe për të diskutuar mënyrat e zgjidhjes së kësaj situate. Në kushtet e mosfunksionimit të Kuvendit, ta bëjmë në mënyrë të përditshme me shqiptarët me zëdhënësit e tyre. ekemi bërë këtë gjë javën e kaluar për çështjen e pensioneve duke përfshirë gjendjen aktuale në raport me premtimet e bëra. Dhe sot duke u përballur me fakte të pakundërshtueshme me këtë ekonomi të dobët, është konsensusi më i gjerë shoqëror dhe pika ku të gjithë shqiptarët bashkohen. Çfarë do të thotë kjo? Këtë do të diskutojmë sot me referime.” theksoi Basha

Berisha: Tregu po përballet me mafian, ka arritur deri në Parlament
I të njëjtit mendim ishte ish-lideri i kësaj partie Sali Berisha, i cili shtoi se tregu sot në Shqipëri po përballet me mafian, që sipas tij ka arritur deri në Parlament. Berisha, vijoi me akuzat ku theksoi se nismat e marra nga qeveria në këto 300 ditë, kanë sjellë sipas tij një limitizim të tregut. “Ekonomia e tregut është e pakthyeshme. Po ndodh një fenomen dramatik. Tregu në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër është përballet sot me mafian më të egër. Sot liria e tregut, ekonomike që në thelb është liria e çdo kujt limitizohet nga qeveria, e cila ka vendosur në parlament kriminelë. Çdo javë, apo çdo dy javë një biznesmen ekzekutohet, madje publikisht, para kamerave, para qytetarëve, para policisë.” u shpreh Berisha.