Gjermeni: Mbajtëm fjalën për legalizim falas, sfidë zhvillimi urban

434
Sigal

TIRANE – Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, u shpreh se “zhvillimi urban i vendit dhe turizmit mbeten sfida për integrimin evropian të Shqipërisë”. Gjatë prezantimit të punës së këtij dikasteri në 300 ditët e para të qeverisjes, ministrja Gjermeni tha se, reformat ligjore që kemi ndërmarrë synojnë përmirësimin e këtij sektori dhe futjen e tij në rrugën e duhur të zhvillimit. Zhvillimi urban dhe turizmi janë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së vendit dhe besojmë në ndryshimin e zhvillimit që do sjellim”. “Kemi filluar zbatimin e projekteve konkrete, për urbanizimin dhe integrimin e zonave informale, mbështetur nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve. Ndërsa kemi ndërmarrë masa rehabilituese, në të gjithë territorin e Shqipërisë, si në bregdet, akset kombëtare, zonat e rëndësisë kombëtare, duke sjellë në mënyrë të pandërprerë, procesin e rikthimit të rendit ligjor e mjedisor. Premtuam dhe mbajtëm fjalën për legalizim falas, duke bërë të mundur që qytetarët të gëzojnë pronën e tyre, duke i dhënë fund sorrollatjeve, korrupsionit dhe padrejtësisë, tha ajo, duke vënë theksin në adaptimin e standarteve të reja në fushën e ndërtimit në Shqipëri”, -tha Gjermeni. Ministrja Gjermeni vuri në dukje se hartimi i Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit, 2014-2020, do të shërbejë si udhërrëfyes, për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. “Ndërsa për të rritur imazhin e Shqipërisë turistike në tregjet ndërkombëtare, janë organizuar konkurse ndërkombëtar. Në paketën turiske që do të lançojmë në muajin nëntor, nën kujdesin e ekspertëve të huaj synojmë të japim përvojë të re të promovimit të Shqipërisë turistike”, u shpreh ministrja. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi i pranishëm në analizën e 300 ditëve të ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, u shpreh se qeveria do t’i japë fund shkatërrimit të turizmit bregdetar, përmes një masterplani urban që do të ecë paralelë me masterplanin kombëtar për bregdetin.

Sfida e qeverisë deklaroi Peleshi, është zhvillimi urban i vendit sipas standardeve dhe turizmit si sektor strategjik, për ekonominë e vendit.

“Ndërtimi ka pasur realizime që kanë injoruar mjedisin dhe nuk është menduar për brezat e ardhshëm”, u shpreh Peleshi. – See more at: http://www.shqiptarja.com/Politike/2732/gjermeni-mbajt-m-fjal-n-p-r-legalizim-falas-sfid–zhvillimi-urban-229688.html#sthash.JltxiIwx.dpuf