Basha: Durrësi barometër i erës së ndryshimit!

405
Sigal

Rruga jonë drejt Evropës ka filluar me sakrifica të mëdha, me sakrifica të jashtëzakonshme, që nuk do t’i harrojmë kurrë.  Sot, e ardhmja e fëmijëve tanë na thërret edhe një herë për t’i dhënë kësaj rruge etapën finale. Rrugëtimi ynë drejt Evropës nuk do të jetë më rrugëtim klandestin, rrugëtim refugjatësh të pashpresë.  Rrugëtimi drejt Evropës do të jetë rrugëtim i standardeve evropiane, sepse vetëm ky rrugëtim është shpresa jonë, demokracia evropiane është shpresa jonë, zgjedhjet e lira e të ndershme janë, qeveria e dalë nga vota juaj është shpresa jonë dhe dhënia fund e pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin e të korruptuar deri në palcë, këto janë kauzat për të cilat luftojmë, këto janë kauzat për të cilat jemi bashkuar sonte në këtë shesh në mënyrë madhështore, të vendosur dhe qytetare. Këto janë kauzat për të cilat do ta vazhdojmë betejën tonë. Sepse vëllezër dhe motra, rrugë tjetër përveç rrugës evropiane nuk ka e nuk mund të ketë. Ka një pengesë për rrugën tonë evropiane. Ajo është Shqipëria si Kolumbia, ajo është Maduro i Ballkanit dhe banda e tij hajdute. Koha për zgjidhjen politike është tani. Ka 1 dhe vetëm 1 zgjidhje:  Largimi i Edi Ramës, shkaktarit të kësaj gjendjeje, një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të rikthejnë votën tek qytetarët shqiptarë dhe, përmes votës tuaj, do të kthejmë mundësinë dhe shpresën, lirinë për punë,  dinjitet, zhvillim dhe, mbi të gjitha, për shpresën e cila po lind në çdo cep të këtij qyteti të lashtë.  Era e ndryshimit që fryn nga Durrësi është treguesi më i mirë, sikundër Durrësi është barometri më i qartë për rrugën e re e që ka vendosur të ndjekë shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë.  Askush dhe asgjë nuk mund të na kthejë nga kjo rrugë.  Përballë do të kemi një grusht hajdutësh, një grusht minjsh që nuk po gjejnë vrimë për të futur kokën. Shumë shpejt bashkia do t’i kthehet qytetarëve të Durrësit, shumë shpejt qeveria do t’i kthehet qytetarëve shqiptarë të bashkuar, të vendosur deri në fitore!