LDKPI: 1417 zyrtarë me konflikt interesi, 45 gjoba dhe 115 padi penale gjatë vitit 2019

330
Sigal

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, (ILDKPI) gjatë vitit 2019 ka konstatuar 1417 zyrtarë në konflikt interesi. Po gjatë këtij viti janë vendosur 45 gjoba dhe janë referuar në prokuroi 115 zyrtarë. Të dhënat janë publikuar nga ILDKPI në raportin vjetor të dorëzuar në Kuvend.

Gjatë këtij viti, fokusi kryesor i këtij institucioni ka qenë verifikimi, sipas ligjit, i gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë hyrë në procesin e vettingut. Në një vit janë administruar deklaratat e pasurisë së 794 juristëve.

Përmbledhja e raportit ILDKPI për vitin 2019

Në vijim të punës dhe angazhimit të marrë, lidhur me rritjen e performancës institucionale, gjatë vitit të gjashtë të ushtrimit të mandatit si Inspektor i Përgjithshëm, më lejoni që në vija të përgjithshme të parashtroj arritjet, me theks të veçantë në:

  • Marrjen e të gjitha masave institucionale me qëllim përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve (vettingut), duke garantuar procesin e mbledhjes, administrimit dhe përpunimit të deklaratave të pasurisë për 794 subjekte të rivlerësimit;
  • Vazhdimin e verifikimit të të dhënave të pasqyruara në deklaratat e pasurisë nga subjektet e rivlerësimit, në dokumentet justifikuese e shoqëruese lidhur me ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurisë, përmbushjes së detyrimeve financiare, përfshirë interesat privatë, nëpërmjet kërkimit dhe marrjes së të dhënave nga personat juridikë publikë dhe privatë për më shumë se 3.000 persona (subjekte të rivlerësimit dhe persona të lidhur).
  • Përfundimin brenda afateve ligjore të proceseve të kontrollit të deklaratave të pasurive të subjekteve të rivlerësimit, të përcaktuar në listat e dërguara nga organet e vettingut KPK dhe ONM, në afatet e caktuar prej tyre, konkretisht u përfundua dhe u dorëzua pranë këtyre organeve, dokumentacioni i plotë, së bashku me raportet e hollësishme dhe të arsyetuara, për pjesën e mbetur të gjyqtarëve të gjykatave të apelit dhe prokurorëve pranë prokurorive të apelit, si dhe për një pjesë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të gjykatave dhe prokurorive të rretheve gjyqësore, Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, si dhe gjykatave administrative të shkallëve të para.
  • Në total për periudhën janar – dhjetor 2019, përfundoi procesi i dorëzimit për 220 subjekte të procesit të rivlerësimit. Ky numër, së bashku me subjektet e përfshirë për periudhën janar  –  dhjetor  2018,  si  dhe  listën  prioritare,  të  dërguar  pranë  këtyre institucioneve përgjatë periudhës nëntor – dhjetor 2017, shkon në total në 715 subjekte të procesit të rivlerësimit.
  • Mbështetjen e proceseve për emërimin e kandidatëve në pozicione të ndryshme në sistemin e drejtësisë duke përfunduar brenda afateve ligjore kontrollin e plotë për 135 kandidatë në organet e ndryshme të sistemit të drejtësisë, si për Prokurorë të Përgjithshëm, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, Inspektor i Lartë i Drejtësisë, gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, magjistratë, dhe dërgimin e akteve të kontrollit, së bashku me dosjet përkatëse pranë KED, KLGJ dhe KLP.
  • Zbatimin me rigorozitet të skemës së kontrollit të plotë, ushtrimin e kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për vërtetimin e saktësisë dhe vërtetësisë së të dhënave të pasurive, të ardhurave e detyrimeve të deklaruara nga zyrtarët dhe personat e lidhur me ta, konstatimin e rasteve të konfliktit të interesave, për 1.417 subjekte deklaruese.
  • Ndëshkimin e të gjithë shkelësve të kuadrit ligjor, duke aplikuar 54 masa administrative “gjobë” dhe depozituar 115 referime penale dhe referime të tjera pranë institucionit të Prokurorisë, strukturave të hetimit tatimor, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, si dhe strukturave të Policisë së Shtetit.
  • Marrjen e të gjitha masave ligjore dhe institucionale, lidhur me zbatimin e Ligjit nr. 60/2016, datë 2.6.2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”. Në këtë kuadër, u zhvilluan sesione trajnuese për sektorin publik dhe privat, si dhe u bashkëpunua ngushtësisht me Komitetin Shqiptar të Helsinkit dhe OSBE, në zhvillimin e aktiviteteve trajnuese dhe vlerësuese mbi zbatueshmërinë e këtij ligji.
  • Marrjen e të gjitha masave ligjore dhe institucionale, lidhur me zbatimin e Ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, në drejtim të rritjes së kapaciteteve të Autoriteteve Përgjegjëse. Kështu, gjatë vitit  raportues,  në bashkëpunim  të ngushtë me ekspertët  e Projektit të Binjakëzimit, ekspertët vendas dhe ASPA, u zhvilluan 14 sesione trajnuese në nivel qendror dhe atë vendor me pjesëmarrjen e 217 anëtarëve nga Njësitë Përgjegjëse.
  • Forcimi i marrëdhënieve institucionale me Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, ku përgjatë vitit raportues, Inspektorati i Lartë me burimet e tij institucionale dhe në bashkëpunim të ngushtë me administratën e Kuvendit, gjatë muajit qershor 2019, zhvilloi një sesion trajnimi me natyrë teknike dhe proceduriale për deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me zbatimin në praktikë të kuadrit ligjor për parandalimin, trajtimin dhe zgjidhjen e rasteve të konfliktit të interesave, gjatë ushtrimit të mandatit të deputetit.
  • Në zbatim të nenit 4/2 dhe nenit 34, të Ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, i cili i hapi rrugën mundësisë së plotësimit dhe dorëzimit të deklaratave në mënyrë elektronike, Inspektorati i Lartë vijoi procesin e ngritjes së sistemit elektronik të deklarimit të interesave privatë, duke siguruar zbatimin e detyrimeve kontraktuale lidhur me zhvillimin e programit të sistemit dhe instalimit/konfigurimit të pajisjeve elektronike të nevojshme për këtë sistem.
  • Ndjekjen e një politike të hapur me qytetarët, median dhe shoqërinë civile, ku të gjitha kërkesat e paraqitura për publikim të deklaratave të interesave privatë, janë trajtuar në