Basha: Duhet të shembim modelin e Ramës, të ndajmë pushtetin nga krimi

436
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha  në bashkëbisedim me të rinjtë e Elbasanit, ku po të prezanton edhe platformën e Opozitës për të dalë nga rrënimi ekonomik tha ndër të tjera kjo nuk bëhet pa shembur modelin e krijuar nga Rama.

‘Prioriteti im absolut është ndalja e hemoragjisë së të rinjve.

Pse largohen të rinjtë. Shumica largohen për kushte më të mira jetese. Që përbëhen nga mundësia për punësim, për të pasur një pagë dinjtiozë, mundësia për strehim, për të pasur një banesë, siguria e punës, ushqimore, shendetësore, mundësia për të arsimuar fëmijët dhe mundësitë e tjeta që kanë të bëjnë me mendjen dhe shpirtin.

Mundësia për punësim, sot Shqipëria ofron pak ose aspak. Modeli i gabuar që është ndërtuar në 6 vite në Shqipëri. Ky është një model që nuk vlerëson studentin e mirë, nuk vlerëson atë që punëson. Kjo qeveri vlerëson banditin edhe edhe kur ka qenë përballë policit, ka marrë krahun e trafikantit dhe kur i riu ka një ide për të ndërtuar një biznes. E pra të marrë fund është ndarja nga ky model. Ndarja e krimit nga pushteti. Ky model vret garën, si në sport, si në biznes. Nuk ka garë, as konkurencë. Olirgarkët e lidhur me pushtetin po të jenë në kushtet e tregut ata falimentojnë. Por ata janë janë të lidhur me pushtetin. Janë ata që diktojnë sa duhet të jetë rroga dhe vendosin kushte të pafavorshme. Para dy dy javësh KE dhe BE e thane qartë se që të ecni vetë, rruga është e hapur, por duhet të ndëshkoni ata që vjedhin, barazi para ligjit. Pra një Shqipëri ku gjithsecili ta ndjejë veten zot në Shtëpinë e vete.’