Bamir Topi në Bugajski Hour: “Berisha është përgjegjës për 21 Janarin!”

469
Sigal

Ish-presidenti Topi, tashmë i rikthyer në skenën politike si Kryetari i FRD-së, ishte i ftuar në “Bugajski Hot Seat” nga gazetari i mirënjohur, J.Bugajski.  I pyetur për vendimin e gjykatës, për 21 Janarin, zoti Topi u përgjigj: “Sot pas dy viteve politikisht do të thoja që njeriu më i ekspozuar në ndryshimin në atë lloj metamorfoze në paraqitjen e të dhënave, në dyshimet, në të gjitha sospektet që e kanë ndjekur këtë teknikë dhe pikërisht në argumentet, të cilat për fat të mirë koha fillon të vërtetoj gjithçka, dhe njeriu më i ekspozuar në falsitetin e akuzave është pikërisht kryeministri aktual”. I pyetur se, “çfarë duhet për ta reformuar atë, për ta sjellë konform standardeve të BE-së?”, zoti Topi u përgjigj: “Unë mendoj që në rast se ne krijojmë një klime të përgjithshme jo thjesht të interesit politik të çastit, por një klimë komunikimi e dialogu  të të gjithë faktorëve politikë për të dhënë mundësinë e reformimit sipas standardeve, të KLD-së, së pari pastaj të gjykatave e të prokurorisë unë mendoj që  situata me gjyqësorin dhe kredibiliteti i tij do të  jetë ndryshe. I pyetur se: “Çfarë mendoni se duhet bërë konkretisht për të garantuar që zgjedhjet e qershorit të jenë plotësisht legjitime, të pranueshme për të gjitha partitë politike, ndërkombëtarisht legjitime?”, zoti Topi u përgjigj: “Në Kod Zgjedhor që nuk merr në konsideratë barasvlershmërinë e votës në të gjithë territorin, pra një kod që shkon në interes të karriges së dy individëve dhe lufta bëhet mes dy individëve, dhe në demokraci askush nuk ka të drejtë të paragjykoj sesi do të jetë rezultati i zgjedhjeve. I pyetur, se “Çfarë do të bënit ju apo partia juaj për të ndryshuar këtë perceptim publik të lëvizjes të vendit dhe të vendit të politikanëve në sistemin politik?”, Topi u përgjigj: “Shumë e thjeshtë duke qenë të kursyer në demagogji, duke qenë të kursyer në shpalosje ideologjike dhe duke qenë  sa më shumë afër së vërtetës”. I pyetur për pikëpamjet për koalicionet, Topi u përgjigj: “Mendojmë se jemi në politikë së pari për shtetin për qytetarët dhe për një perspektivë të qartë euroatlantike të Shqipërisë”. I pyetur për retorikat nacionaliste, Topi u përgjigj: “Të vish sot me terma nacionaliste, duke prishur dhe duke vështirësuar dhe standardin e jetesës së qytetarëve shqiptarë në rajon kjo është shumë e dëmshme. Ndërsa pyetjes se: A është Shqipëria gati të hyjë në BE?, Topi u përgjigj: “Këtu është një çështje dhe standardi i parë vjen për fat të keq nga standardi i politikës shqiptare, i cili është i tillë që është më larg sesa ai standardi që ka qytetaria për të qenë e gatshme për t’u futur në BE.