Nishani: Rama mund të marrë peng Bashën pa personalitet, por jo opozitarët e Shqipërisë!

169
Sigal

Ish-presidenti Bujar Nishani, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se Rama si keqbërës mund të marrë peng Bashën, sepse ai është pa personalitet.

Por, Nishani shton se Rama kurrsesi nuk mund të marrë peng opozitarët e Shqipërisë dhe se PD do ringrihet.

Postimi i Nishanit:

Një keqbërës si Edi Rama mund të marri peng një individ pa personalitet si Lulzim Basha.

Mund ta mbajë atë në xhep apo ndryrë në grushtin e tij.

Por kurrë një individ, pa kurrfarë përfaqësimi politik, si Lulzim Basha, nuk mundet të asgjesojë qindra mijëra shpirtëra të lirë, opozitarë të rregjimit.

Sot Partia Demokratike qëndron tek vullneti, shpirti e nervi i shumë më tepër se 620 mijë shqiptarëve patriotë, që nuk mundet ti marrë dot peng asnjë çirak i Edi Ramës.

4 200 delegatë të Kuvendit Kombëtar vendosën thirrjen e Kuvendit dhe nisjen e një proçesi historik që e tejkalon me mijëra herë hallin e Lulzim Bashës.

Askush nuk e pengon, ndalon, tjetërson apo fyen dot këtë vullnet njerëzish për ndryshim që nis më 11 Dhjetor 2021.

Historia ka nisur të shkruhet.

Njerëzit e shkruajnë atë, patriotët e bëjnë atë, demokratët e mbrojnë atë.

Të ringremë PD, për të shpëtuar Shqipërinë ! [🇦🇱]