LSI dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë analizojnë paketën e propozimeve

458
Sigal

 Lideri i LSI-së, Ilir Meta, zhvilloi dje një takim me Presidentin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Tiranës, Nikolin Jaka dhe me një ekip përfaqësues. Në qendër të diskutimit gjatë këtij takim ishte një paketë propozimesh që Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës ka përgatitur për forcat politike, në mënyrë që të adresohen më shpejt për zgjidhjen e problematikave të biznesit. Ilir Meta, deklaroi se, këto propozime do të përbëjnë edhe angazhimet kryesore tëLSI-së në programin e saj pro biznes.

“Është e domosdoshme të përqendrohemi më shumë në realizimin e atyre politikave ekonomike, të cilat do të mbështesin dhe do të rrisin prodhimin vendas, të atyre politikave që garantojnë një kreditim më të lartë për ekonominë, të incentivave fiskale të bizneseve të vogla dhe të mesme, në mënyrë të veçantë, përmirësimi i përgjithshëm i klimës së biznesit dhe thithja e Investimeve të Huaja Direkte është, ashtu sikurse e kemi nënvizuar, një prioritet i jashtëzakonshëm i tanishëm dhe afatgjatë për të garantuar një rritje të qëndrueshme ekonomike të vendit, duhet të jetë rritja e prodhimit dhe eksporteve shqiptare ‘Made in Albania’, pasi të gjitha këto do të bëjnë të mundur synimin final, atë të uljes së mëtejshme të papunësisë, jo vetëm kaq, por edhe rritjen e të gjitha standardeve të tjera sociale”, – theksoi ndër të tjera, Ilir Meta. Nga ana e tij Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Tiranës, Nikolin Jaka, falënderoiLSI-në dhe lidershipin e saj për mbështetjen e vazhdueshme që i japin biznesit dhe sipërmarrjes së lirë. “Jam i sigurt qëLSIdhe në veçanti z. Meta do të na krijojë mundësi të tjera për të analizuar jo vetëm këtë paketë, por edhe mundësi bashkëbisedimi dhe të ekspertizës lidhur me integrimin e sipërmarrjes shqiptare, lidhur me formalizimin e saj, por njëkohësisht lidhur edhe me krijimin e një roli të duhur për të qenë partnerë dinjitoz të ekonomisë globale. Ne diskutuam për shumë probleme dhe shqetësime që sot biznesi ka dhe ramë dakord që bashkërisht këto shqetësime, këto probleme do të zgjidhen. Prezenca jonë shpreh sigurinë qëLSI-ja në zgjedhjet e ardhshme do të jetë faktor determinues për të përcaktuar mbase edhe politikat e integrimit të vendit tonë. Nuk na ngelet asgjë tjetër veçse të presim edhe nga forcat e tjera politike të ketë një mirëkuptim dhe njëkohësisht një analizë të hollësishme të pikave të paketës që ne kemi paraqitur në mënyrë që të respektohet roli i sipërmarrjes private në zhvillimin e ekonomisë së vendit”, – tha ndër të tjera Nikolin Jaka.