Balliu: Lulzim Basha, arkitekti i shkatërrimit të PD-së! Grida thjesht zëdhënëse! Pse nuk e përjashton?

151
Sigal

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Klevis Balliu, ka akuzuar Lulzim Bashën si arkitekt të shkatërrimit të PD dhe Grida Duma thjesht një zëvendëse.

Duke iu referuar deklaratave të Dumës mbrëmjen e djeshme në kryesi se ka kërkuar shkatërrimin e PD, duke kërkuar shpërbërjen e sakrificës 30 vjeçare të demokratëve, Balliu ka kërkuar që Basha të marrë masa ndaj saj, pasi është vetë arkitekti i vërtetë i planit për të shkatërruar Partinë Demokratike.

Postimi i plotë i Klevis Balliut:

Arkitekti i planit për shkatërrimin e PD-së është Lulzim Basha, Grida thjesht zëdhënëse.

Sipas nenit 27 pika 1 e Statutit të partisë, Grida Duma duhet të përjashtohet nga Partia Demokratike pasi ajo ka kërkuar shkatërrimin e PD, duke kërkuar shpërbërjen e sakrificës 30 vjeçare të demokratëve.

Fakti që Lulzim Basha nuk merr masa ndaj Grida Dumës tregon se arkitekti i vërtetë i planit për të shkatërruar Partinë Demokratike është vetë Lulzim Basha.

Grida është thjesht zëdhënëse e planeve të Lulzim Bashës.