Balla në Bruksel: BE nuk është e plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor

Grupi Social Demokrat në Parlamentin Europian ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen për Ballkanin. Nënkryetari i Grupit Socialist, Taulant Balla duke folur në emër të vendeve të rajonit të Ballkanit u shpreh se Bashkimi Europian duhet të vazhdojë procesin e zgjerimit. “BE nuk është e plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Balla.

Më tej ai tha se Grupi Social Demokrat duhet të kërkojë hapjen e negociatave për antarësim të Shqipërisë. “Reformat e qeverisë Rama janë një model suksesi. Hapja e negociatave për antarësim është një vlerësim për progresin e arritur”, u shpreh Taulant Balla.
Sigal