Bahri Shaqiri denoncon një tjetër rast të blerjes së votës: Foj SPAK ta çojë edhe më thellë hetimin që është nisur

185
Sigal

Kandidati për deputet i LSI në Qarkun e Durrësit, Bahri Shaqiri ka denoncuar mbrëmjen e sotme, një tjetër rast të blerjes së votave, në qytetin bregdetar të Durrësit, më konkretisht në zonën e quajtur “Lagjja e Keçve”.

“Ftoj SPAK ta çojë edhe më thellë hetimin që është nisur ndaj personave në këtë makinë.”,- shprehet Shaqiri në postimin e tij të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i tij i plotë:

Ky mjet është duke shpërndarë lekë në këmbim të votave tek Lagja e Keçve.
Ftoj SPAK ta çojë edhe më thellë hetimin që është nisur ndaj personave në këtë makinë.
Bahri Shaqiri
Kandidat për Deputet
LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI