Presidenti Ilir Meta: Patronazhistët janë shantazhistët e kohëve tona ose fuksat e kohës së kaluar. Është një strukturë e fshehtë dhe e paligjshme

182
Sigal

Më tej gjatë intervistës, në televizionin lokal fierak, “Apollon TV”, Presidenti Meta tha se, patronazhistët janë shantazhistët e kohëve tona ose fuksat e kohës së kaluar. Është një strukturë e fshehtë, e paligjshme, shantazhuese dhe intimiduese.

“Përdorja e të dhënave personale dhe marrja e tyre nga institucionet shtetërore nga ana e Partisë Socialiste, janë bërë për të shantazhuar qytetarët. Ekspozimi i këtyre të dhënave personale të qytetarëve është shkelje e ligjit dhe cenim i të drejtave dhe lirive të njeriut. Patronazhistët janë shantazhistët e kohëve tona ose fuksat e kohës së kaluar. Është një strukturë e fshehtë, e paligjshme, shantazhuese dhe intimiduese.”,- shprehet Kreu i Shtetit.

“Edi Rama, spostoi nga lista e Partisë Socialiste,  figura te shquara socialiste si Pandeli Majko duke i zëvendësuar ato me persona të aferës së inceneratorëve, si Alqi Ballako i 17 në Tiranë, dhe Lefter Koka i 7 në Durrës. Alqi Bllako ëshë po aq përgjegjës sa Lefter Koka për çështjen e inceneratorëve. Sot të dy duhet të ishin në bankën e të akuzuarve.”,- shtoi më tej Presidenti Meta teksa flet për “mafien e inceneratorëve.