Azmi Stringa: Marrëzia me amnistinë fiskale

186
Sigal

Qëllimi i vërtetë i amnistisë është legalizimi i parave të korrupsionit dhe drogës, që t‘i shpëtojnë drejtësisë. Kostoja e të ndershmit është më e lartë se e të pandersmit. Do falet një krim që është kryer në një shtet të huaj, pronarët e milionave, por nuk thuhet për përgjegjësinë e kontabilistëve të licencuar që kanë firmosur bilancet!


Çfarë mund të na thuash për draft ligjin për Amnistinë Fiskale?

Për t’i kujtuar qytetarëve, ky është vazhdimi i draftit, që doli njëherë për konsultim në 2020 dhe atëherë pati kundërshtme të forta nga FMN dhe BE. Por në ndryshim nga drafti i 2020 ka disa ndryshime terminologjie, por në hallkën më të madhe kemi për herë të parë vendosjen e një shifre tavan prej 2 milionë euro për amnisti. Me shpresën që pas kësaj shifre maksimale të mos lejohet tejkalimi i shumave më të mëdha megjithëse drafti nuk e parashikonte, shkurtohet edhe afati për aplikimin nga 1 vit që ishte në 9 muaj. Si rezultat i ngushtimit me 9 muaj fasha që amnistohet në 5 muajt e parë nuk përfiton 5% normën, por 7%. Një tjetër element kishte të bënte me dhënien akses ose nxitjen e investimit të këtyre parave për të mbështetur borxhin publik. Pra nëse paratë që ke tashmë në bankë ja jep shtetit si borxh me maturitete të gjata atëherë përfitojnë ulje të kësaj tarife të legalizimit me 2%. Janë vendosur edhe penalitetet, që nëse paratë që ke sjellë në Shqipëri për t’i legalizuar dhe më pas i nxjerr jashtë shtetit atëherë shteti të takson në vlerën 30%. Drafti kishte edhe disa ritheksime, që i heq përgjegjësinë ekspertëve kontabël ose atyre që kanë firmosur pasqyrat financiare. Heqjen nga përgjegjësia administrative dhe penale gjë që për mua është absurde. Në këtë draft ritheksohet edhe më qartë elementi i legalizimit si element thelbësor jo vetëm i parasë së mbajtur kesh, por edhe i asaj që është edhe pronë e paluajtëshme që ne e dimë se shpeshherë ka qenë vendi i parkimit për shumë nga gjërat ilegale në Shqipëri. Edhe ndërtimi ka shërbyer gjithmonë si një zgjidhje për këtë shpërthim që ne shohim në industrinë e ndërtimit. A do të vazhdojë ky ndërtim pasi të legalizohen këto para? Shpresa është që pasi qeveria të bëjë këtë lloj amnistie nuk do të ketë më kaq shumë ndërtime.

“Politikanët shqiptarë kanë kuptuar se tani po shtrëngohet rripi dhe duan të legalizojnë çdo gjë që kanë bërë në mënyrë që më askush nesër të mos i kapë pasi këto para do jenë të pastruara me ligj.”

Çfarë thotë FMN në lidhje me këtë ligj?

FMN është kundër. Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehte se është kundër edhe praktikave dhe mënyrës se si bëhen amnistitë në vendet e tjera dhe që rreziku i pastrimit të parave është shumë i lartë.

A do të shpëtojë kjo vlerë tavan prej 2 mln euro pastrimin e shumë më tepër parave? A është ky ligj që mund ta kontrollojë këtë nivel tavani apo ka hapësira në të cilat mund të abuzohet?

Për mendimin tim fakti që e vendosën këtë tavan 2 mln euro, duhet parë arkitektura e madhe pra e gjithë panorama, nuk e zgjidh këtë problem domethënë ky ligj nuk e zgjidh këtë problem. Një rast shumë i thjeshtë pasi ka komente, që janë ngritur edhe nga ekspertët. Së pari në momentin që shkon në procesin e formalizimit duhet të deklarosh një herë burimin, por këtu nuk përmendet fare për burimin. Nëse po flasim për kesh një person mund tua ndajë edhe familjarëve të vet që e bëjnë këtë proces pasi ata nuk kanë detyrim qoftë edhe të deklarojnë burimin. Ata ku i deklarojnë këto të dhëna, mbasi ruhen të fshehta, Kështu për mendimin tim 2 milionë është një shifër fiktive pasi në Shqipëri ka edhe shumë biznesmenë të fuqishëm, që ne i quajmë oligarkë, që punojnë më 25 NIPT-e. Ne jemi në këtë pikë, siç nuk e zgjidh problemin edhe për çështje të tjera. Një gjë që vlen për t’u theksuar ku më e rëndësishme është se si do ta vërtetojmë ne që këto para nuk janë nga aktivitete të palejuara. Kjo është diçka, që askush nuk e shpjegon se si do ta verifikojnë deklarimin. Për të mos folur pastaj për kapacitetet që ka shteti shqiptar për të zbatuar atë që nuk është as e shkruar mirë në letër.

Debati më i madh është ‘ndoshta këto para po shkojnë në ekonomi’ pra ndoshta do të jenë në të mirë të vendit?!

Në fakt nga qeveria ende nuk kemi një relacion, që tregon sa është madhësia e kësaj që po bëjmë, sa është impakti, sa prej këtyre lekëve janë brenda Shqipërisë, sa prej këtyre lekëve janë jashtë Shqipërisë që kanë potencial, kush është target grup, sa mund të sitim ne nga gjithë kjo pasuri? A është realisht qeveri nëpër sirtare apo është i futur në ekonomi. Apo thjesht po legalizojmë atë që prej shumë kohësh është evazion fiskal. Nëse do të jemi  për procesin e evazionit fiskal tashmë ato para janë në ekonominë tonë. Ndryshim do kishte nëse  do thuhej se me bërjen e kësaj qeveria do të ul dependence: pra varësinë nga industria e ndërtimit, dhe kjo industri nuk do të ketë më peshën madhore që bën aktualisht këtë punë, pra, që po e legalizon këtë lloj paraje. Së bashku edhe me sistemin financiar shqiptar, që merr këto kredi, që nuk i duhen fare, që vendos kesh kolateral sikur se ke keshin tëndin, këto teknika, që përdoren në sistemin shqiptar në mënyrë që të shfryhet edhe kjo flluska e ndërtimeve, që është një flluskë e keqe, që nxitet jo vetëm nga paraja e pisët dhe e korrupsionit, por edhe nga siguria e lartë. U kujtoj qytetarëve që u bë falja e madhe për pagesat e gjobat, që ishin me vite, që refkeltuan atë borxhin e madh tatimor. Në atë kohë patën përfitime disa kompani që kishin kapital publik  dhe ra vlera e borxhit tatimor në subjekte. Dhe në vitet në vijim ky borxh thjesht u rrit edhe më shumë duke e tejkaluar vlerën në të cilën ishte.

“Për mendimin tim 2 milionë është një shifër fiktive pasi në Shqipëri ka edhe shumë biznesmenë të fuqishëm që ne i quajmë oligarkë, që punojnë me 25 NIPT-e.”

Kush mendon se janë rreziqet më të mëdha nga ky ligj?

E para elementi kryesor ëshë ndërtimi jo i plotë i ligjit edhe me disa problematika, por edhe disa elementë të papërcaktuara që janë lënë për t’u rregulluar me akte nënligjore dhe ne e dimë se si vazhdon ai proces. Edhe procesi i zbatimit që ne në Shqipëri edhe kur i kemi pasur ligjet e mira procesi i zbatimit ka ngecur, në këtë rast është një diçka marramendëse për shkak edhe të presionit që do të ketë ky ligj. Por elementi më kyç i këtij risku është paraja e korrupsionit që aty nuk flitet fare. Unë mendoj se politikanët shqiptarë kanë kuptuar se tani po shtrëngohet rripi dhe duan të legalizojnë çdo gjë që kanë bërë në mënyrë që më askush nesër të mos i kapë pasi këto para do jenë të pastruara me ligj. Mendoj se ky është qëllimi final që po ushtrohet nga organet ligjzbatuese. Edhe Al Caponen nuk e kapën për asgjë, por për evazion. Pra ne tani armën më të thjeshtë dhe më të fortë që ka shteti shqiptar po ja heqim fuqinë. Për mendimin tim kush ka marrë para publike me tendera nuk duhet të falet në asnjë moment, sepse i bie që t’i të kesh marrë edhe tenderin, të kesh marrë edhe lekun publik të falin edhe se s’ke paguar tatime mbi të ardhurat e krijuara! Ky është absurditet. Po i heqim armën shtetit shqiptar për të ndëshkuar atë shtresë të shoqërisë, që ka abuzuar. Ti nuk ke paguar divident si mund të falësh? Një gjë tjetër interesante kemi edhe ente të përjashtuar. Ata që kanë qenë drejtues të nivelit të mesëm ose të lartë në administratë janë subjekt i deklarimit në ILDKPKI, por ne e dimë shumë mirë që kush ka punuar në administratë e di se ustallarët kanë qenë në terren, këta që kanë mbyllur sytë kur bizneset zaptojnë pronën publike këta janë të përjashtuar nga deklarimi, që është një armatë e tërë të përjashtuar. Bizneset që do vjnë nga jashtë që më duket absurditet, sepse bizneset jashtë i kanë pasuritë në bankë, dhe reminitancat i sjellin pa asnjë problem. Pse do i diferencojmë këta nga paratë e pista apo s’do ja japin këtij tjetrit për t’i sjellë këtu dhe do të fillohet një treg i madh. Dhe e dyta terminologjia që përdor qeveria shqiptare pra ‘legalizimi i parave të një shqiptari jorezident’ pra ku e gjen të drejtën për të legalizuar një krim të ndodhur në një shtet tjetër? Pra Shqipëria thotë shko në Itali mbush çantën me lek dhe sapo të hysh në Shqipëri do të jesh një njeri i lirë. Po flasim për një absurditet në nivel marramendës nëse do isha europian do isha shumë i shqetësuar! Nuk e di si do reagojë BE ne lidhje me këtë. Anglia ka futur në qarkullim kartëmonedha të reja dhe ka dhënë 100 ditë kohë për të përdorur të gjithë paratë e vjetëra. Ndërsa të gjithë ata që i kanë paratë në stok në banesa, të cilat i kanë në këtë prerje do u digjen paratë në duar pasi nuk do të kenë mundësi t’i përdorin. Procesi i ardhjes në pika kufitare me çantat me para është i pakontrollueshëm dhe absurd. Nëse e fal Shqipëria krimin në vendet e BE krimet nuk falen. 90% e shqiptarëve edhe sikur kanë pasur 30 mijë euro nga puna në të zezë i mbyll sytë edhe Bashkimi europian, pra i lejon t’i legalizojë në një farë mënyre. Por paraja e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri është aty dhe duhet krijuar mundësia për t’i pastruar.

“Elementi kryesor ëshë ndërtimi jo i plotë i ligjit edhe me disa problematika, por edhe disa elementë të papërcaktuara, që janë lënë për t’u rregulluar me akte nënligjore dhe ne e dimë se si vazhdon ai proces.”

Po nëse pas deklarimit të parave a mund të ketë hetim për jetën që bën një person?

Kjo ka një problem shumë të madh. Shumë persona thonë se kanë frikë të zbatojnë këtë ligj, pra nëse një person ka bërë thjesht evazion fiskal dhe nuk i kanë besën, nëse shteti do më ruajë privatësinë apo garancinë, që nuk do të tatohet më shumë. Kështu nuk dihet garancia që do të japin! Puna është si do e verifikojë shteti që ky nuk ka kryer aktivitet kriminal. Si mundet prokuroria që të mos hetojë për milionat e eurove që vijnë? Pra në radhë të parë pse po e bëjmë, çfarë po përpiqemi të zgjidhim me këtë mënyrë? Ne e kemi ndërtuar një sistem dhe duhet ta pranojmë që është i kapur. Kur një biznes ka administratorin, që zakonisht është pronari ka edhe një shef finance dhe një shef kontabël! Po shefi i kontablit dhe financës a do amnistohen? Pra sipas ligjit financierja nuk e merr dot amnistinë nëse nuk e kërkon administratori. Për profesionin e ekspertëve kontabël për shembull janë njerëz që ushtrojnë një profesion publik në emër të publikut, janë persona që u është dhënë një besim ashtu si prokurorit apo gjyqtarit. Atëherë çfarë ndod? Ne themi i heqim nga përgjegjësia. Pra nëse një ekspert kontabël që nuk do të firmosë një dokument të paligjshëm atëherë ai mbetet i papunë, ndërsa një tjetër, që mbyll sytë dhe firmos do të bëjë pasuri. Por në botë është e kundërta. Në botë duan ndershmëri, e jo këtë tjetrën; të paktën ky lloj profesioni. Pra në Shqipëri kemi evazion fiskal gjigand dhe ne nuk kemi asnjë analizë se si pasqyrat financiare në Shqipëri janë të kundërta. Pra, shkojmë te pyetja tjetër: A duhen falur këta ekspertë kontabël? Si mund të falim gjyqtarin që ka dhënë një vendim në një favor? Ja hoqëm penalen dhe administrativen, a duhet ta ushtrojë më profesionin? Ata e kanë humbur besimin nga ligji. A e kanë më ata besimin për të ushtruar këtë profesion? Ose pasi firmosin këto dokumente duhet t’u themi që ju nuk jeni më të aftë për të ushtruar këtë profesion? Ne në Shqipëri kemi bërë një deformim të jashtëzakonshëm. Kush është i ndershëm ka një kosto më të lartë se ai që është i pandershëm. Ata që janë inovatorë dhe legalë në vend e kanë më të vështirë, shteti ja bën jetën malore. Ndërsa jashtë shtetit këta mbrohen. Kostoja e të qënit legal i ndershëm është më e lartë se i pandershëm. E para njëherë këtë person e dogje fare dhe e nxore jashtë, një person ose sjellje të dëshiruara e ke eleminuar. E dyta edhe këtë që ke e ke nxitur të shkojë asaj rruge ilegale. Pasi kostoja e të qenurit konform legal nuk mund të jetë më e lartë se e të qenit illegal! Është parim kudo.