Avni Delvina: Grafikë nga cikli “O Skënder, si ke ra! Kok a pil! 

1332
Sigal

Piktori Avni Delvina ironizon Skënder Gjinushin nëpërmjet një fotoje ku ai e pyet nëse ka rënë kok apo pil nga fija e “padukshme” që ngre Presidenti Meta.

“Grafikë nga cikli “O Skënder, si ke ra ! Kok a pil !
(Thenie nga i madhi Shtjefen Palushi)
Në lidhje me mos dekretimin e Skënder Gjinushit si kryetar i Akademisë nga ana e Presidentit të Republikës Ilir Meta.
Thuhet se Presidenti është kapur fort pas Kushtetutës dhe po çmen gjithë dynjanë…Plus thashetheme, se edhe gjatë pritjes në presidencë, kur nuk i pëlqen ndonjë i ftuar, ka një fije të hollë gati të padukshme, të cilën e ngre me një buton në momentin që i ftuari kërkon të largohet….dhe të gjithë thyejnë turinjtë….Edhe në foto është Skënder Gjinushi që nuk e shikon fijen e padukshme dhe rrëzohet me gjithë çante…..Ka të drejtë Opozita e re, që kërkon shkarkimin e menjehërshëm të Presidentit, se me këto manira të Presidentit punët po shkojnë shumë keq.”-shkruan Delvina.