Situatë e rëndë në Pezë të Vogël, mbi 30 shtëpi të dëmtuara/ Basha: Shteti të financojë ndërtimin

435
Sigal

Në Prezë të Vogël, pranë kryqytetit tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha. Rreth 40 shtëpi janë praktikisht të pabanueshme, por njerëzit nuk janë sistemuar akoma të gjithë në çadra.

Banorët e Prezës së Vogël, sit ë gjithë të prekurit nga tërmeti, nuk janë akoma të sqaruar se çfarë do të bëhet me banesat e tyre dhe nëse do të ketë apo jo ndihmë financiarë nga shtetit. Shumica prej tyre nuk ishin në gjendje të mirë ekonomike për të të rindërtuar një shtëpi nga e para apo për të bërë rregullime të mureve të shembur e të çarë plotësisht.

“Duhet të bëhet vlerësimi. Nëse shtëpia nxirret jashtë përdorimit, financohet e gjitha. Nidhma financiare është edhe një nga qëllimet e vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme”-tha zoti Basha. Banorët dëshmuan se disa nga shtëpitë janë dëmtuar që në termetin e 21 shtatorit, por askush nuk ka marrë asnjë masë. Pamjet tregojnë se tërmeti i fundit i ka nxjerrë ato jashtë funksioni dhe burim rreziku për jetën e familjarëve.