‘Kjo është ‘jeta’ në zemër të Ersekës sot’/ Blushi publikon videon e qytetit të zbrazur nga poltikat antikombëtare të qeverisë

46
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ka treguar shpopullimin e Ersekës.

Një qytet thuajse i zbrazur dhe pa njerëz, shkruan Blushi përkrah videos së postuar, ndërsa shkaktar sipas tij, është  agjenda antikombëtare e Edi Ramës, në 11 vite qeverisje.

NOA

Blushi thotë se pushteti i Ramës ka bërë gjithçka që shqiptarët dhe veçanërisht të rinjtë të largohen.

Postimi:

Një qytet thuajse i zbrazur dhe pa njerëz.

Shpopullimi është një plagë dhe dramë e madhe që Shqipëria vuan si rezultat i axhendës antikombëtare të Edi Ramës që në 11 vite në pushtet ka bërë gjithçka që shqiptarët dhe veçanërisht të rinjtë të largohen.

Ne nuk duam më një Shqipëri me qytete të zbrazura dhe gomone të mbushura, por një Shqipëri ku qytetet gumëzhijnë nga gjallëria, zhvillimi dhe ku të rinjtë e ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.

Me 5 Prioritetet madhore të Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus ne ndalim shpopullimin dhe shndërrojmë Shqipërinë në fuqi eksportuese.