Av Kujtim Cakrani: Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në Itali është nën hetim, në Shqipëri nuk ka besueshmëri

1463
Sigal

Avokat Kujtim Cakrani, bën një paralelizëm sesi funksionon drejtësia në Itali dhe sesi funksionon në Shqipëri, edhe pse pretendohet se është kryer reformë në drejtësi. Av. Cakrani duke përmendur faktin që kryetari i KLP në Itali hetohet nga prokurorët për ryshfet, në Shqipëri, janë emëruar në krye të KLP-së ata që e shkatërruan drejtësinë.

Av. Kujtim Cakrani: Prej disa ditësh në shtetin fqinj Itali, ka plasur një skandal! Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është nën hetim nga prokuroria, pasi është zbuluar se: Palamero, si kryetar i Këshillit Prokurorisë bashkë me disa anëtarë të tjerë të këtij këshilli merrnin ryshfet në këmbim të emërimeve prokurorësh! Një skemë tamam si në Shqipëri. Natyrisht Prokuroria ka nisur hetimet dhe këta tashmë kanë dhënë edhe dorëheqjen nga Këshilli Prokurorisë, por duhet të kemi parasysh që, ne në Shqipëri për të kryer reformën në drejtësi jemi referuar modelit italian! Italianët kanë probleme shumë të mëdha me këtë mënyrë drejtimi të prokurorisë dhe duan të dalin nga kjo lloj mënyre drejtimi! Gjithsesi deri tani Këshilli i Lartë i Prokurorisë në Shqipëri nuk ka as më të voglin besueshmëri nga publiku për faktin se: Ata që janë në kupolën drejtuese, janë pikërisht ata që e shkatërruan dhe korruptuan organin e akuzës për 30 vjet…..nga xhaketat e kthyera nuk ka asnjë shpresë se mund të rregullohen gjërat.