Gjykata e Apelit/ Shkalla e parë kishte të drejtë, Martinaj i lirë

623
Sigal

Gjykata e Apelit i ka dhënë të drejtë asaj të Shkallës së Parë për lirimin e Ervis Martinajt.

Sot kjo gjykatë, ka lënë në fuqi vendimin e marrë më parë, në lidhje me Martinaj.

Ky i fundit u lirua një muaj më parë nga gjyqtari Artan Gjermeni, ndërsa Apeli ka blinduar sot lirimin e tij.

Treshja e gjyqtarëve Flutra Skënderi, Gramoz Levanaj dhe Artur Gaxha, kanë vendosur sot që Martinaj të vijojë të qëndrojë i lirë gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit të çështjes.

Vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit kanë treguar në fakt se Martinaj ishte viktimë e ngjarjes së rëndë të ndodhur tetorin e vitit 2018.

Prokuroria nuk ka pasur prova për Martinaj.

Gjyqtari Artan Gjermeni thotë në vendimin e tij se: ‘…me kalimin e një kohe të arsyeshme,një provë e vetme e pa lidhur dhe shoqëruar më prova të tjera nuk mund të përbëjnë ‘arsye të mjaftueshme’ për vazhdimin e paraburgimit në masën e ‘arrestit në burg’ për Martinaj…’. Ngjarja ndodhi në 4 tetor 2018 në ish-bllok, mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe i plagosur Ervis Martini e Elio Hato.