Av.Altin Goxhaj: 5 FAKTE DHE 1 PYETJE PËR PRETENDIMIN E RAMËS PËR DOSJE SPIUNI PËR METËN?

152
Sigal

 

5 Fakte:

FAKT 1: Meta ka pasur pushtet absolut në 2000 për të zhdukur çdo gjurmë në arkivat dhe syrtarët shtetërore nëse do të ishte spiun sigurimi dhe nuk i mungonte asnjë lloj ekspertize, pushteti, njerëzish!

FAKT 2: Njerëzit e Sigurimit në PS kanë pas 1 milionë arsye t’ja përdornin këtë shantazh Metës në 2009 para se të shpallte Qeveri të Përbashkët me PD por dhe më herët kur u përplas me Nanon dhe krijoi LSI!

FAKT 3: Rama ka pasur pushtet absolut për të prodhuar çdo klloj dosje sigurimi për Ilir Metën në 2021-2022 kur u përpoq ta shkarkonte dhe kishte kontroll mbi Lylin e Sorosit por nuk guxoi!

FAKT 4: Berisha edhe nëse do dispononte ndonjë dosje të Ilir Metës (nëse do të kishte) nuk ka absolutisht asnjë lloj interesi që t’ja jepte Ramës, sdms tani që i duhet të forcojë rezistencën kundër Ramës!

FAKT 5: Drejtuesja e Autoritetit të Dosjeve ka lidhje të ngushta interesash politike dhe biznesi me Veliajn i cili është target i deklaruar i Ilir Metës në prag të Zgjedhjeve Lokale!

1 PYETJE:
Rama a disponon pushtet dhe kontroll absolut që mund të montojë çdo lloj akuze, dosje, dhe letre për këdo (sepse nuk ka jashtë kontrollit asnjë institucion drejtlsie që t’ja rrëzojë) dhe a nuk ka arsye shumë të forta tani që ndjen rrezikun e masivizimit të protestave dhe rritjes së aksionit opozitar që të përdorë çdo mjet për të ruajtur karriken?