Iva V. Grillo: “Tromaksja” e zonjes se ndjeshme Nikolla…

247
Sigal

Goditja psikologjike qe paska pesuar kryeparlamentarja Nikolla, pas nje letre qe ka marre nga titullarja e Autoritetit te Hapjes se Dosjeve, duket se ka qene e madhe…aq e madhe sa iu desh qe ta linte pothuajse pergjysme deklaraten e vet po aq “tronditese”…

Edhe ne qofte se aludimet do te ishin te verteta, nuk kuptohet mire se pse eshte tromaksur kaq shume zonja duke qene se ne grupimin e saj politik jam e sigurte qe i ka qelluar te rrethohet jo rralle me kolege qe kane pasur lidhje jo vetem me ish-sigurimin e shtetit por edhe qe kane qene eksponente te rendesishem te atij regjimi. Madje njerit prej tyre i ka zene dhe “karrigen”…

Po keshtu Zonja Nikolla nuk duket se eshte tromaksur aspak nga ushtria moderne e sigurimsave patronazhiste qe ka ngritur forca e vet politike per te spiunuar, shantazhuar dhe ne fund per ti vjedhur edhe voten dhe te ardhmen bashkeqytetareve te saj…ne shekullin e 21.

Nuk kemi pare “tronditje” te tille tek zonja Nikolla as kur ka ardhur puna per vjedhjen e shekullit- inceneratoret, per aferen e Teatrit, gllaberimin e pasurive kombetare, etj…

Per keto te fundit zonja Nikolla duket se e ka zemren (dhe psiqiken) çelik…

Nderkohe nje titullar i rendesishem i Autoritetit te Dosjeve, i nje institucioni sensitiv dhe me rendesi per arsye qe te gjithe mund ti marrim me mend, nuk mund te perceptohet me integritet dhe i pavarur ne qofte se familjaret e vet te ngushte listohen si nje nga perfituesit kryesore te tenderave dhe kontratave nga pushteti lokal dhe qendror…
Quhet konflikt i paster interesi!

Kjo eshte ajo qe ne fakt duhet te tromakse zonjen Nikolla dhe te gjithe ne…