Aurela Agalliu: Deklarata të tilla i vendosin njerëzit në panik dhe ankth

827
Ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten, njërzit dëshirojnë të zgjasin pafundësisht këto pushime, e sigurisht që kjo është më e mira që mund të bëjnë. Ndryshimet klimatike gjithmonë kanë shfaqur ndikim në sjelljen e njeriut, duke filluar nga mënyra e të menduarit deri në mënyrat e sjelljes praktike, e kjo për shkak të frikës që njerëzit shfaqin në raport me këto ndryshime. Të cilësuara si fenomene shkatërruese, shirat e rrëmbyer apo tërmetet, krijojnë impakt të drejtpërdrejtë në psikologjinë e njeriut. Individ të cilët i kanë përjetuar qoftë një herë të vetme ndryshimet natyrore në pasoja në njerëz, apo në gjëra materiale, të gjendur në rrezik ka gjasa të preken nga depresioni por edhe nga stresi post traumatik. Natyra ka një lidhje të fortë me njeriun, e sigurisht që edhe marrdhënia që njerëzit vendosin me natyrën është si shpirtërore edhe sjellore. Referuar dhe studimeve amerikane, njerëzit përballë ndryshimeve natyrore janë më shumë agresiv dhe pesimist, dhe në këto kohë është shënuar dhe numri me i lartë i vetëvrasjeve. Prandaj është shumë e rëndësishme që njerëzit t’i marrin në konsiderat këshillat që ofrohen nga mjekët specialist, dhe psikologët, pasi kjo i ndihmon të shmangin sa më shumë ndikimet negative që sjellin këto ndryshime. Një deklaratë e bërë nga specialistët për ndryshimet klimatike i vendos njerëzit në gjendje ankthi dhe paniku, duke aktivizuar tek ta ndjesitë e frikës të cilat shoqërohen me probleme psikologjike dhe përjetohen jo lehtë nga njerëzit.
Sigal