Unë nuk jam as kandidat për deputet, as kryetar partie. Mua më kanë vënë koordinator në lagjen rrotull shtëpisë time, që do ta kryej me korrektësi. Kështu që nuk kam pse bej protagonistin, aq më tepër kur nuk ta kërkojne. Atë ditë kam ardhur me vonesë në shesh, kamerat aty janë, shikojini. E vetmja gjë, që kam bërë është të pengoja me trup përplasjen, sepse ju Taulant hytë brenda gardhit tonë. Thirrjet, sharjet, nga të dy anët, ju mbetën ju organizatorëve. Ti kishit koordinuar lëvizjet që të mos përplaseshim. Ku e ke hallin? Apo ju mbeti ngjarja në derë dhe doni alibi jashtë jush? Treguat me zë dhe figurë, se si doni ti fitoni zgjedhjet në Elbasan, me dhunë!! Por ti nuk ke as talentin e ish-Kryebashkiakut Sejdini, atij nuk i kuptohej lëvizja e radhës dhe nuk i ballafaqonte njerëzit e tij me opinionin publik.
Se kështu merr dhe njerëzit ne qafë. Apo doni të më frikësoni mua? Mua mund të më rrahësh, nuk lëviz më badigard, mua edhe mund të më vrasësh, nuk mbaj armë me vete, por mua nuk më bën dot presion dhe nuk më frikëson dot njeri. Sepse kam ca parime të karakterit që më mbajnë në ekuiliber, nuk i bëj keq njeriu dhe nuk i hyj në hak askujt, gjithë jetën time jam përpjekur të bëj mirë, nuk jam peng i askujt dhe mbaj fjalën e dhënë dhe e fundit e drejta mua më bën trim Taulant. Kur kam të drejtën me vete, nuk ka gjë që më del përpara. Por po vazhdove të më ngacmosh, sinqerisht nuk dua të bëj protagonistin, atëherë do të zbres në fushë. Siç di unë. Dhe do të kem punë vetëm me ty. Me askënd tjetër. Mos kujto se i kam harruar ditët e burgut, që i bëra nga ty, dhe vetëm nga ty. Si demokrat i thjeshtë, politikisht po të them, po inspiron dhunë ne qytet. Ti do ikësh, por do lësh mbrapa hasmëri. Dhe mos na kujto kaq budallenj ne elbasanasve. Që, për ju të Tiranës, të vritemi me njëri-tjetrin.
Ky qytet ka disa kode bashkëjetese, që ti po i shkel. Se që ta dish, edhe në ditët e marrëdhënieve më të këqija me Qazim Sejdinin, kodet e qytetit i ruajtëm, nuk e çuam luftën politike tek pragu i shtëpisë së ndonjërit. Dhe gjithë këtë po e bën për mandatin tënd, por ju 8 nuk i merrni dot sikur qielli me tokën të bashkohet. Edhe 7 shikojeni me dylbi. Por, ti mund të bëhesh Deputet përsëri, por titulli, Deputet i Elbasanit, nuk është thjesht një mandat. Është mënyrë sjelljeje. Përpiqu ta meritosh. Kaq kisha për sot. Dhëntë Zoti e takohemi në Zgjedhjet Lokale që nuk janë larg.