Astrit Patozi ironi me sheshin “Skënderbej”: Krijesa e Ramës me siglën e Lali Erit e ka një gjë të bukur

473
Dy ditë para hapjes së sheshit “Skëndebej” kanë filluar reagimet, jo vetëm në radhët e politikanëve, por edhe më gjerë. Demokrati Astrit Patozi, i cili u la jashtë listave të PD për zgjedhjet e 25 qershorit, ka ironizuar me projektin për rikonstruksionin e këtij sheshi.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Astrit Patozi thotë se ndonëse sheshi “Skënderbej” nuk ka ndonjë gjë të bukur, ai gjen një element interesant, që sipas tij është parkimi nëntokësor.

“GJENI TE BUKUREN TEK SHESHI SKËNDERBEJ
Ia fusin kot të gjithë ata që po thonë në kor se kryevepra e fundit e “Rilindjes”, rikonstruksioni i sheshit “Skënderbej”, është sa e shpifur, aq edhe e shëmtuar. Krijesa e Edi Ramës me siglën e Lali Erit e ka njè gjë të bukur; PARKIMIN NENTOKËSOR”, shkruan Patozi.
Sigal