Floida Kërpaçi ndalon tek një byrektore: LSI progam për të mbështetur biznesin e vogël

176
Sigal

Kandidatja e LSI, Floida Kërpaçi në një reagim në Facebook ka treguar se pasi ka dëgjuar se “qeveria e konçensioneve i është sulur byrektoreve për t’i mbytur me barra fiskale të paarsyeshme”, ka gjetur kohën dhe ka ndaluar tek njëri prej tyre, duke i përshëndetur dhe mbështetur modestisht me blerjen e tyre.

“Nuk mungoi as biseda për programin e LSI-së, me të cilin bizneset me xhiro vjetore nga 0-14 milionë lekë të reja, do të trajtohen si biznes i vogël, me TVSH 0% dhe tatim mbi Fitimin 0%, që ata të punojnë të qetë për të mbajtur familjen”, shkruan Kërpaçi në postimin e saj.

Postimi i plotë:

Mbështet Biznesin e Vogël 🌸

Kur dëgjova lajmin se qeveria e konçesioneve i ishte sulur byrektoreve, për t’i mbytur sërish me barra fiskale të paarsyeshme, e gjeta kohën të ndaloja tek një biznes i tillë, për t’i përshëndetur dhe për t’i mbështetur modestisht me blerjen e kryer.

Nuk mungoi as biseda për programin e LSI-së, me të cilin bizneset me xhiro vjetore nga 0-14 milionë lekë të reja, do të trajtohen si biznes i vogël, me TVSH 0% dhe tatim mbi Fitimin 0%, që ata të punojnë të qetë për të mbajtur familjen.

Mbështet edhe ti biznesin e vogël të lagjes, qytetit tënd. Mos u bëj Rilindas.