Asambleja e PS-së/ Dje Kryesocialisti Rama konfirmoi Erion Veliajn si kandidat të OS-së për kryebashkiak të Tiranës

486
Sigal

Kryeministri Edi Rama mblodhi dje edhe Asamblenë e PS. Mbledhja është zhvilluar gjatë pasdites në Katedralen e Kishës Ortodokse. Burime të mirë informuara nga mbledhja bëjnë të ditur se kryeministri Rama i ka bërë të ditur Asamblesë se nuk ka emër tjetër për Tiranën, përveç Erion Veliajt. “A keni një emër tjetër për Tiranën, se unë nuk kam?”, mësohet se i është drejtuar Rama të pranishmëve. Edhe asambleja duket se ka mbështetur idenë e kryeministrit Rama, pasi nuk ka propozuar emër tjetër. Kryeministri Rama shtoi se ‘Të gjithë kandidatët do iu nënshtrohen procedurave. Angazhim për 30 qershorin’. Në lidhje me situatën politike, ku opozita ka djegur mandatet Rama ka thënë: “Zgjedhjet lokale do bëhen me ose pa ata”. Gjithashtu u vendos që në 23 mars të mblidhet edhe Asambleja Socialiste, ku aty do të vendosen për të gjitha kandidaturat që do të kandidojnë për kryebashkiakë në zgjedhjet e 30 qershorit.