Shqipëria fundoset, 2 koncesionarët e Portit do të kërkojnë 400 mln euro në Arbitrazh

140
  • Ndërprerja e njëanshme e koncesionit të terminaleve të Portit të Durrësit është pjesë e një skenari të mirëfilltë korruptiv, dhe mund t’u kushtojë shqiptarëve mbi 100 milionë euro gjobë. Arbitrazhi ndërkombëtar i Bankës Botërore, ku Kurum ka depozituar padinë që më 23 shtator të 2020, ka nisur procesin kundër Shqipërisë. Kompanitë që ushtronin aktivitetin në Durrës dhe të regjistruar në SHBA dhe Britaninë e Madhe ngritën padinë pas prishjes së kontratës nga një gjykatë shqiptare dhe sekuestrimin e terminalit nga përmbaruesit.
  • Ndërkohë një tjetër kompani gjermane EMS, kërkon nga Kuvendi shkaqet e prishjes së kontratës me Portin e Durrësit, duke paralajmëruar padi në Arbitrazh, gjoba e së cilës do na kushtoj 300 mln euro
Sigal

 

Ndërprerja e njëanshme e koncesionit të terminaleve të Portit të Durrësit nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë mund t’u kushtojë shqiptarëve mbi 100 milionë euro gjobë. Arbitrazhi ndërkombëtar i Bankës Botërore, ku Kurum ka depozituar padinë që më 23 shtator të 2020, ka nisur procesin e administrimit të provave dhe dokumentacioneve të dosjes. Ky është hapi i fundit procedurial, për të kaluar më pas në procesin e shqyrtimit të padisë dhe në fund të vendimmarrjes. Padia kundër Shqipërisë është regjistruar nga kompanitë e regjistruara në Shqipëri, ‘Durrës Kurum Shipping shpk’, ‘Durrës Container Terminal Sha’, ‘Metal Commodities Foreign Trade Corp’, e regjistruar në SHBA dhe ‘Altberg Developments LP’ në Britaninë e Madhe. Padia u ngrit pas prishjes së kontratës nga një gjykatë shqiptare dhe sekuestrimin e terminalit nga përmbaruesit. Kompanitë kërkojnë një dëmshpërblim prej 100 milionë eurosh, shifër që mund të rritet edhe më tej, nëse procesi gjyqësor humbet dhe shtohen edhe kostot e mbrojtjes. Ndërprerja e njëanshme e kontratës nuk duket se nuk ka qenë e pamenduar, por një skenar i mirëfilltë korruptiv. Pak muaj pasi ky koncesion iu hoq Kurumit, që e kishte fituar që në 2013-n, iu dha kompanisë ‘Hili Company Limited’, e regjistruar në Maltë me numër C62988. Koncesioni iu dha kompanisë së re për 3.8 miliardë lek, ose 32 milionë euro për pesë vite. Kontrata u nënshkrua më 8 mars të 2021-t. Malta njihet si parajsë fiskale. Nga të dhënat e deklaruar në QKR, pas kompanisë Hili qëndron një numër i madh aksionerash. 60 për qind të aksioneve i zotëron kompania ‘M.E.H Holdings’ në pronësi të shtetasi maltez, Marin Hili. Konsorciumi i Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigatëve, ICIJ e lidhe emrin e Marin Hilit me një rrjet prej të paktën 25 kompanish, të regjistruara në Maltë dhe vende të tjera të njohura si parajsa fiskale. Emri i tij del edhe në publikimin e fundit të morisë së dokumentave në skandalin e ‘Pandora Papers’. ICIJ ngre dyshime se Hili shërben si maskim, ndërkohë që të ardhurat e siguruara përmes koncesioneve dhe tenderave të dyshimtë përfundojnë në xhepat e pushtetarëve që qëndrojnë pas tij. Dyshimet e ICIJ mbeten të paprovuara në rastin e Portit të Durrësit, por nëse nisemi nga teoria e rrjetit ndërkombëtar të gazetarëve investigativë, atëherë pyetja që ngrihet është se kush qëndron pas Marin Hilit te PPP-ja e Portit të Durrësit? Në këtë rast, lista emërore mund të reduktohej në një grusht personash nëse kihet parasysh vendosmëria e autoriteteve për të ndërprerë koncesionin me Kurumin, edhe pse kjo mund t’u kushtojë shqiptarëve një gjobë të majme mbi 100 mln euro dhe se kush ka qenë në krye të Ministrisë së Infrastrukturës që ka udhëhequr, si procesin e largimit të Kurum, edhe procesin e tenderit të ri. Të gjitha rrugët të çojnë te një emër, ai i Belinda Ballukut. Balluku e mori detyrën në janar të 2019-s. Pak muaj më vonë nisi beteja e Autoritetit Portual të Durrësit dhe Ministrisë me Kurum dhe kompanitë e tjera që qëndronin pas këtij koncesioni. Kompanitë paditën në gjykatë vendimin e autoriteteve për ndërprerjen e njëanshme të kontratës, por në vendime të konsideruara të dyshimta prej tyre, gjykatat i dhanë të drejtë Ministrisë së Infrastrukturës. E gjithë çorba është gatuar, siç duket me një qëllim të vetëm; marrjen e një koncesioni fitimprurës me kosto shpenzimesh zero. Por, koston në këtë rast rrezikojnë ta paguajnë shqiptarët, që për pesë vite mund t’u kushtojë 100 milionë euro e një gjobë të mundshme dhe 32 milionë eurot që do të paguajë Marin Hili, apo ata që qëndrojnë pas tij. Skaneri që ndodhet në sheshin e kontenjerëve në Doganën e Portit të Durrësit prej ditës së sotme është funksional dhe i riparuar plotësisht. Ky skaner qëndronte jashtë funksionit që nga viti 2012, duke ndikuar në punën e përditshme mes doganës dhe operatorëve ekonomikë.

Berisha: EMS kërkon llogari nga Kuvendi, investim mbi 15 mln euro, iu prish kontrata. Rrezikojmë deri 300 mln euro padi !

Kompania gjermane e MSShiping &Trading GMBHI, i është drejtuar me një letër parlamentit shqiptar. Kompania ka një kontratë 35 vjeçare për kalatën lindore të Portit të Durrësit. Ka një detyrim investimi mbi 15 milionë euro, kompania i drejtohet parlamentit dhe thotë ‘ne kemi shqyrtuar projekt marrëveshjen tuaj.

Kryedemokrati Sali Berisha publikoi dokumentet ku shihet se kompania gjermane që ka një kontratë 35-vjeçare për kalatën lindore të Portit të Durrësi, ka kërkuar llogari nga Kuvendi duke qenë se ka investuar rreth 15 milionë euro. Në fjalën e tij nga mbledhja e grupit të PD-së, Berisha tha se kompania në fjalë ka kontratë 35-vjeçare, gjë që i prishet me ardhjen e grupit Emaar në Portin e Durrësit, që do të zhvillojë projektin e ri. “Çështje tjetër jashtëzakonisht e rëndësishme e rendit të ditës është afera mafioze, korruptive, më e madhe ndoshta jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por edhe të Europës, porti i Durrësit. Porti i Durrësit përbën aktin më madhor të krimit ekonomik, të një organizate të strukturuar kriminale, me të cilën shqiptarëve u plaçkitet pasuria numër 1 publike kombëtare e tyre. Përbën aktin mafioz në të cilën Edi Rama shkriu aksionet dhe me ish-kreun e opozitës, për t’i bërë gjëmën shqiptarëve dhe pluralizmit politik. Përbën aktin dhe kur e them këtë, duhet të sqaroj shqiptarët, se kur mediat njoftuan se menaxheri i Emmar dhe ai i kompanisë familjare Basha, ishte i njëjti person, çfarë ndodhi. U them këtu atyre që mendojnë se po bëj politikë; nuk po bën politikë. E konsideroj këtë një nga zhvillimet më tragjike në historinë e një vendi, nuk po bëj politikë. Ky menaxher doli e tha se, unë dhashë dorëheqjen nga kompania Basha. I pari që e besova se dha dorëheqjen isha unë. Por unë e gjithë ata që besuan se kjo ndodhi, gabuan. Se pikërisht kjo nuk kishte ndodhur, ishte një mashtrim, se 1 muaj më vonë ky dopjomenaxher u gjet se vazhdonte detyrën në kompaninë Basha. Pra menaxheri nuk dha dorëheqjen nga Emmari, nuk deklaroi se unë do të dorëhiqem si menaxher i Emmar dhe do të qëndroj si menaxher i Bashës. Jo, ai tha unë po jap dorëheqjen nga Basha dhe pas 1 muaj deklaroi se nuk kishte dhënë dorëheqjen dhe vazhdonte në të dyja kompanitë. Të nderuar deputetë, kompania Gjermane EMS Shiping&Tradind GmbH e referuar më tej si EMS i është drejtuar me një letër parlamentit shqiptar. Kompania ka një kontratë 35 vjeçare për kalatën lindore të Portit të Durrësit. Ka një detyrim investimi vetë mbi 15 mln euro. Kompania i drejtohet parlamentit thotë; ne kemi shqyrtuar projekt marrëveshjen kuadër së bashku me anekset dhe relacionin shpjegues të publikuar në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit. Projekt ligji dhe projekt marrëveshja kuadër bie ndesh me kontratën e koncensionit të EMS-së. Kompania konstaton se qeveria po mashtron. Sipas relacionit shpjegues, të projektligjit, aktiviteti i portit të Durrësit, as nuk do ndërpritet dhe as pengohet gjatë zhvillimit të projektit. Kompania thotë se gjuha e relacionit, edhe pse e paqartë, nuk është në dijeni të një afati kohor brenda të cilit qeveria shqiptare është në gjendje të ndërtojë një port të ri. Sipas kontratës, EMS thotë se ruan të drejtën që të marrë masa ligjore për përfundim të parakohshëm të kësaj kontrate, që mund t’u kushtojë shqiptarëve 200-300 milionë euro pa asnjë hezitim.

 Rama shkriu aksionet dhe me ish-kreun e opozitës, për t’i bërë gjëmën shqiptarëve dhe pluralizmit politik. Se kur mediat njoftuan se menaxheri i Emmar dhe ai i kompanisë familjare Basha, ishte i njëjti person, çfarë ndodhi. Ata mendojnë se po bëj politikë; nuk po bëj politikë.

Shqiptarët do paguajnë haraçin, përveç 2 miliardë për portin e ri, do paguajnë edhe gjobat e tmerrshme. I jep 5 milionë euro portit të Vlorës, i jep 4 milionë euro Albcontrolit. Duan ta falimentojnë me çdo kusht. Porti, falë investimeve shumë serioze që janë bërë, sot ka një kapacitet përpunues prej 8 milionë ton në vit. Gjer tani, ai ka arritur në shifrën 4.8 milionë ton. Tani çfarë ndodh? Anijet do devijohen në Igumenicë, Selanik dhe në Tivar. Të gjithë këtë devijim, nuk e paguan njeriu që shëtit me avion me dhomë gjumi luksoze. Ai pasurohet me apartamentet që po shiten që në ajër, pa themel. Prandaj ne, të gjitha këto çështje madhore për portin, duhet t’ia bëjmë të qartë shqiptarëve. E ka vënë çështje të parë në rend dite, ne do qëndrojmë me forcën më të madhe të fjalës. Do përpiqen të na bllokojnë. Nuk njohim bllokim ne më në parlament. Se ai ka urrejtje patologjike për fjalën, për parlamentin, për opozitën sigurisht. Ndaj edhe parashikohet një betejë parlamentare shumë e fortë, shumë e fuqishme.” Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se deputetët e PD-së kanë përgatitur 23 amendamente që do të paraqiten sot në Kuvend. Në fjalën e tij nga mbledhja e grupit, Berisha tha se PD-ja ka bërë një riformatim të buxhetit të shtetit, duke i dhënë përparësi shëndetësisë dhe arsimit. Kryetari i Partisë Demokratike, bën të ditur se projekti i Portit të Durrësit do kërcënojë të ardhmen e vendit. Berisha shtoi se projekti është shkelje flagrante dhe rrezikon stabilitetin e vendit duke kërcënuar edhe bllokimin e procesit të negociatave. Sali Berisha paralajmëron se dita e sotme do të jetë betejë e fuqishme parlamentare. Berisha tha se deputetët duhet të jenë të përgatitur për të mbrojtur interesat e qytetarëve.