As Korça dhe as Fieri/ Ja kush është qyteti ku do të bëhet pilotimi i votimit elektronik

114
Sigal

Pilotimi i votimit elektronik nuk do të bëhet as në qytetin e Korcës dhe as në qytetin e Fierit, por në një zonë të Bashkisë Tiranë.

Në projektvendimin që u miratua mbrëmjen e kësaj të premteje, pilotimi i votimit dhe numërimit elektronik do të kryhet në një nga zonat administrative zgjedhore që i përket Bashkisë së Tiranës.

Më herët, Partia Demokratike ka propozuar qarkun e Fierit dhe Korcës.

Propozimet erdhën pas kërkesës së KQZ ku partitë mund të aplikonin dhe të propozonin vendet e tyre. KQZ saktësonte se në këto zgjedhje të gjithë qytetarët do të identifikohen 100% në mënyrë elektronike.