Arvizu: “Veç reformave, BE kërkon zbatimin e vendimeve të gjykatave”

418
Sigal

Në mënyrë të qartë, ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu ka deklaruar dje se ajo që duhet bërë për zgjidhjen e çështjes së qarkut në këtë Fier, është zbatimi i vendimeve të gjykatave. Arvizu ka thënë se situate e Fierit dhe interpretimet e ndryshme politike atje nuk duhet të ndikojnë në situatën e zgjedhjeve që po afrojnë në vitin 2013. Ambasadori Arvizu: Ne vendosëm të vijmë në Fier sot dhe jemi takuar me Kryetarin e Bashkisë, Prefektin, dhe disa anëtarë të stafit të tyre. Sigurisht, një pyetje e madhe në mendjet tona është diçka që ka tërhequr mjaft vëmendje dhe kjo është ngërçi politik këtu, më saktësisht, pamundësia e këshillit të qarkut për të funksionuar siç duhet. Kjo është diçka fatkeqe në vetvete, pra që përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve nuk kanë mundësi të ushtrojnë funksionet e tyre. Por, kjo ka edhe një domethënie më të madhe, sepse atmosfera këtu natyrisht do të ketë ndikim në mënyrën se si do të përqasen zgjedhjet e përgjithshme verën e vitit të ardhshëm.Tani besoj se kuptojmë më qartë. Mendoj se do të vazhdojmë më tej me disa shqyrtime të tjera në Tiranë, por, pika që doja të vija në duke është kjo: ja ku jemi, një ditë para publikimit të shumëpritur të Raport-progresit të BE-së në Bruksel mbi statusin e shpresuar të Shqipërisë si vend kandidat për në BE. Sigurisht, dua t’ia lë këtë kolegut tim Ambasadorit Sequi i cili do t’i trajtojë elementet specifike në mënyrë më elokuente, ashtu siç bën gjithnjë, por, ka një pikë specifike që doja të vija në dukje. Kam lexuar me shumë vëmendje të gjitha deklaratat e dala nga Brukseli, nga Komisioneri Fule dhe të tjerë  dhe diçka që vërej, gjëja për të cilën flasin gjithë kohën, është ‘masa kritike e punës’ për rekomandimet që janë dhënë.