“Ballë për ballë”, nga Durrësi në Shkodër, zyrtarizohen kandidatët e Rithemelimit që do sfidojnë ata të Ramës

161
Sigal

Sot në 30 janar, Komisioni i Rithemelimit të PD organizoi zgjedhje të njohura si “primare” në 6 bashki të vendit ku vetë anëtarët e partisë do të zgjidhnin emrat që do donin të kandidonin për kryetar bashkie në datën 6 mars.

Tashmë në të gjitha degët e PD ka përfunduar votimi pa u shënuar asnjë incident. Si rezultat i votimeve të mbajtura, kandidatët e Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 mars janë:

1- Lulzim Vrana- Vorë
2- Premtim Kryemadhi-Dibër
3- Hekuran Xhani-Rrogozhinë
4- Ardian Muka -Durrës
5- Elton Bano-Lushnje
6- Bardh Spahia-Shkodër

Megjithë organizimin e bërë, Basha nuk ka pranuar t’i njohë këta kandidatë duke deklaruar më herët përmes faqes zyrtare të PD-së në facebook, se këta emra nuk kishin lidhje me demokratët. Gjithsesi kreu i PD ende nuk ka dalë me një listë zyrtare për 6 bashkitë e vendit.

Nga ana tjetër, kryeministri, Edi Rama e ka gati ekipin e tij me emra të cilët i ka zyrtarizuar ditë më parë në mbledhjen e kryesisë së PS të mbajtur në selinë rozë. Kështu, kundërshtarët e kandidatëve të Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit do jenë si më poshtë:

1- Bashkia Shkodër-Majlinda Angoni
2- Bashkia Dibër-Rahim Spahiu
3- Bashkia Vorë-Blerim Sheraj
4- Bashkia Rrogozhinë-Edison Memolla
5- Bashkia Durrës-Ermirjana Sako
6- Bashkia Lushnje-vendoset të martën