Artisti Limos Dizdari: Kryeministri Edi Rama, një personazh tragjik

371
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Në 30-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, Limos Dizdari, një nga themeluesit e parties, ka dhënë një mesazh për socialistët, drejtuar lidershipit të PS-së. Artisti Limos Dizdari thotë se Edi Rama nuk e ka më veten në dorë. Limos Dizdari: “Është fare e thjeshtë, ‘Rilindja’ nuk është parti politike. E përjashtoj ekzistencën e Edi Ramës nga ky fakt. Për mua Edi është një personazh tragjik, është i papërgjegjshëm, i pafajshëm. Nuk e ka veten në dorë. E gjitha kjo, thotë Ismaili tek “Nata me hënë”, ndodhi sepse asaj i rrinte mirë pardesyja.

Edhe tek ne, e gjitha kjo ndodh, sepse ne kemi një vend shumë të mirë. Janë blerë, janë blerë krerë, modeli i të shëmtuarës bëhet model, dhe modeli i të shëmtuarës vjen nga ajo parti. Nuk ndërtohet të ndërtosh sistem kapitalist, borgjez me mendësi komuniste. Atëherë dolën të gjithë malit që të fitonte sistemi komunist, tani duhet të ngrihemi të gjithë dhe të themi ne do të ngremë shoqërinë e shtetit të së drejtës. E drejta s’është kështu, e drejta është drejt. Nuk mendoj se ka faj Edi Rama. S’më lejohet të flas për Edi Ramën, diku e kanë zënë keq. Duhet ta ndihmojmë të gjithë. Ne mund të ushtrojmë kritikën tonë, por ta qartësojmë, kemi fitim të gjithë. Ama, një gjë është e vërtetë, drama është për të gjithë, jo vetëm për atë.”