Artan Pogoni: Pushtetarët bëjnë sikur janë të virgjër në hajdutëri

43
Sigal

Njerëz të pështirë, leckamanë, zhulsa, të paparë, të pangrënë, pjella të këqija, që vijnë nga gërxhet, injorantë e hajdutë ordinerë, që mbrohen nga kryepjella e së keqes. Vazhdojnë të na vjedhin çdo ditë, të na vështirësojnë jetën në vendin tonë…
Le pastaj kur bëjnë sikur janë të virgjër në hajdutëri e në moral….. ta hapin barkun….
Kurrë me keq se sot s’ka qënë ky vend ku prej kryepjelle’ës së keqe po bëhemi armiq edhe me vëllezërit tanë përtej kufirit administrativ….
Këta mjeshtra të së keqes, që pothuajse të gjithë në pushtet s’kanë arritur të krijojnë apo mbajnë një familje të tyren, përpiqen çdo ditë të na thyejnë dhe fyejnë çdo identitet, apo ndjenjë tradicionale, apo edhe kombëtare qoftë… sot prej 10 vitesh drejtojnë vendin…..
Çojnë edhe mesazhe për votuesit….o perëndi….merr guximin dhe del edhe në media kryepjella e së keqes dhe pa pikën e turpit thotë që faji është individual…kulmi.
Po mirë mër bir k***e kujt t’i kërkojmë hesap për lekët tona, që na vidhni çdo ditë??? Atyre që lëshove për në burg apo atyre që ke rreth e rrotull akoma???
Deri dje më vinte keq për një pjesë që të vinte mbrapa si dele….hallexhi edhe ata, por sot as per ata s’më vjen më keq, sepse meritojnë plotësisht…dhe atyre mirë jua bën…po ç’farë borxhi të ka pjesa tjetër mor derdimen, që po ikin cdo ditë nga shtëpitë e tyre, që po lejnë prindër, baba, nënë, motër, grua e fëmijë nga pamundësia për të jetuar e punuar në vendin e tyre?
Në ngjashmëri kujt i ngjan…. se e ke model të jetës dhe të familjes, por mos harro që janë disa personazhe në Tiranë që edhe sot e kësaj ditë shkojnë dhe urinojne te varri i atij që ti ke model.
Fatin e bashkëpunëtorëve të tij paçin edhe këta që ke ti…ashtu si edhe ke filluar t’i hash një nga një.