Artan Fuga: Kosovarët nuk e pranojnë minishejtanin

463
Sigal

Akademik Artan Fuga: Pse idiotë janë kosovarët të futen në zgjedhën e minishejtanit?

Pse idiotë janë kosovarët që pasi fituan me gjak e sakrifica me mbështetjen amerikane dhe perëndimore pavarësinë, një rast që nuk vinte prej dekadash të tëra, pa asnjë garanci formale dhe juridike ndërkombëtare, ta humbisnin sovranitetin në vendimmarrje enonomike, politike, sociale, duke futur kokën nën zgjedhen e minishejtanit? Ende pa iu njohur pavarësia dhe territori nga BE, dhe nga OKB? Apo, pasi dolën shtet më vete, të rifuten andej nga dolën që t’u ndodhi si republikave ish sovjetike të Azerbajxhanit, Kazakistanit, etj, që ekonomikisht sapo dolën rihynë përsëri nën sqetullën e vëllacckos të madh? Fet e fet. Kjo do ngjante sikurse një gruaje, që e rreh burri, të divorcohet me mbështetjen e opinionit të lagjes, por, pasi e bën këtë, pa u tharë vula te noteri, i mungon burri, rikthehet te ai, i hidhet në qafë, duke i thënë: rrihmë, rrihmë i dashur!