Arrestimi i mikut të Ramës/ Berisha: Si mundet mediat të heshtin para këtij superskandali

101
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me heshtjen e shumicës së medieve të Tiranës, të cilat janë të kapura nga Edi Rama, për arrestimin e Charles McGonigal dhe lidhjet e tij të ngushta me Edi Ramën.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Si mundet mediat të heshtin para këtij superskandali të përmasave trans-atlantike. A e kuptoni ju se detyra kryesore e mediave është që t’i shërbejnë publikut, jo ta rrethojnë me mure censurën. Janë të gjitha mediat e botës që flasin sot për Edi Ramës, dhe jo mediat e Shqipërisë.

E paimagjinueshme!

Sikur flitet për kryeministrin e Burkina Fasos, dhe jo për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Një njeri që u shpreh se jam krenar me agjentin McGonigal dhe se e ka paguar atë me 225 mijë dollarë. Një dorë, po kush i di duart e tjera.

Unë mendoj se mediat kanë detyrime të mëdha ndaj publikut.