Armando Subashi, nën akuzë/ Kryebashkiaku i Fierit do të hetohet pas denoncimit, për 15 milion euro abuzime me fondet publike dhe tenderat

411
Sigal

Armando Subashi, kryebashkiaku nën akuzë nga KLSH ka mbi 15 milionë euro abuzim me fondet publikeRaporti i parë i KLSH, që mbërriti në bashkinë Fier për oponencë në janar 2021, mund të konsiderohet një “bombë”.Në vitin 2019 eskpertët e KLSH kishin nxjerrë abuzim me fondet në afro 500 milionë lekë të reja ose afro 4 milionë euro.Në vitin 2018, auditi konstatoi se në 31 tendera të zhvilluara nga bashkia, kjo e fundit, kishte shkelur ligjin me të dy këmbët për të bërë specifikimet e tenderave që në shumë raste, ekspertët vlerësojnë se kanë qenë të paracaktuara dhe në 25 raste, firmat që anë përfituar fonde publike nuk duhet ti merrnin këto tendera sepse nuk plotësonin kriteret sipas NewsBomb Dëmi i llogaritur ishte afro 568 milionë lekë apo 4.5 milionë euro.Në 2020 KLSH auditoi 23 tendera dhe doli në konkluzion se dëmi ishte 631 milionë lekë apo 6 milionë euro afërsist.